"Boomi” i Turizmit Magjepsës! - Into Albania

“Boomi” i Turizmit Magjepsës!

Dera e një bujtine druri hapet duke shtyrë tutje zhurmën e lehtë të kërcitjes. Imagjino agimin e një dite. Je në Shqipëri. Është mëngjesi i një dite vere. Në fytyrë dhe trup ndjen ngrohtësinë e parë të rrezeve të diellit por ende, ajri pastër në lëkurë është i ftohtë.
Të vjen të marrësh frymë thellë! Në mal ka gjelbërim dhe këtë vit nuk pati zjarre. Pemë të larta, lule në ngjyra të ndryshme, muret e lashta të kështjellave që mbajnë të fshehtat e së kaluarës duket sikur nisin të rrëfejnë dhe pëshpërijnë sekretet. Në bregdet, deti krijon valëzime të lehta si ftesë për këdo. Kudo është blu dhe gjelbër.  
Në bare dhe kafene kamarierët shërbejnë porositë e para – e zakonshmja “kafe dhe ujë”. Dikush me një libër në dorë, dikush shijon muzikë të mirë, dikush lexon gazetën dhe dikush tjetër vrapon në ajër të pastër, ecje në natyrë dhe mënyra të qendrueshme të asaj që të gjithë duket se po përqafojnë drejt turizmit të qendrueshëm.
15 Parqet Kombëtare të Shqipërisë, eko-turizmi dhe vizitat e arsyeshme janë bërë tërheqëse në mënyrë aktive. Grupe vizitorësh shijojnë mrekullitë natyrore të Valbonës, Thethit dhe Qafës së Llogarasë duke qenë vizitorë të arsyeshëm. Bujtinat dhe hotelet miqësore me mjedisin, ofrojnë një qëndrim të rehatshëm, përvoja unike, por gjithashtu mbështesin komunitetet lokale dhe praktikat e qëndrueshmërisë si energjia diellore dhe riciklimi i mbetjeve.
Lëvizja në Shqipëri me opsione eko-miqësore për mjedisin, si autobusët elektrikë, udhëtimet me biçikletë dhe shërbimet e makinave me qira, duke reduktuar gjurmën tuaj të karbonit gjatë eksplorimit po bëhet e pranishme.
Këto atraksione e bëjnë gjatë ditës Shqipërinë magnet për turistë të ndryshëm, elitarë, të pasionuar pas natyrës dhe destinacioneve të paeksploruara.
Mediat raportojnë çdo ditë gjerësisht për shifra në rritje të vizitorëve si asnjëherë më parë. Kujdesi i këtyre turistëve është aq i lartë sa për ata që janë duhanpirës kujdesen të përdorin alternativa të duhanpirjes që nuk riskojnë mjedisin.
Dhe ja ku jam rrugës për destinacioin e fundjavës duke ëndërruar mëngjesin e të shtunës dhe reflektuar mbi suksesin e turizmin të vendit tim, më tërheq vëmendjen emisioni “N’kafe” nga Isli Islami në “Radio Travel”. Tema vërtitej rreth turizmit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe se si teknologjia ndikon në këtë drejtim. Në fakt i gjithë ky turizëm gjithnjë e në rritje duhet edukuar, pa harruar se duhet të evidentojmë nevojën që vendi ynë ka, për një turizëm të qëndrueshëm e ku reduktimet e riskut duhet të jenë me patjetër pjese e strategjive të politikave të vendit tonë.
Nëse turistët nuk janë të edukuar, kjo përkthehet në kosto për vendin. Pra, më shumë do të prishnin punë sesa do të rregullonin. Madje edhe zjarret mendoj se do të shmangeshin nëse nuk do i fluturojmë më cigaret ng xhami i makinës. Të mos i lëmë më mbeturinat nëpër plazhe ku shkohet veç me varkë apo ajo që kemi parë rëndom në të shkuarën, përdorimi i logjistikës plastike për të ngrënë dhe pasi të jemi ngopur, t’i lëmë aty, pa mbledhur.  Nga ana tjetër, si mund të përcaktohet një turist në Shqipëri, që shpenzon? Pizza tourist, Iqos Tourist, Yacht Tourist… cila tipologji e turistëve e viziton vendin tonë? Çfarë duhet realisht t’u ofrojmë?

Ndërmend më vijnë në mënyrë kaotike mendime për “green tourism”, dhe jo vetëm sepse po zbres Llogaranë në këto momente, por edhe sepse bindem që ky nuk është ai turizmi i gjelbërt për të cilin kemi pretenduar. Dhe falë Zotit, këtë verë nuk kemi pasur numër të lartë zjarresh nga dora e njeriut.
Në këtë tematikë po lundronin të ftuarat e emisionit që rastisi ta dëgjoja fiks teksa zbrisja Llogaranë dhe në trup kisha ende freskinë si një veshje të dytë, totalisht “organic” në vapën përvëluese të kësaj vere.
Më shume emisione të tilla – e gjeta veten duke menduar. Sa mirë të flasësh e dëgjosh për interesa kolektive, se sa problematika individuale “vipash” të tipit “Ku i kaloi pushimet Luizi!”

Nuk mund të mos mendoja një lidhje direkte midis trendeve të eko-turizmit dhe mënyrës se si udhëtarët përjetojnë botën dhe ndikojnë në mënyrën se si turizmi funksionon. Nxitja e ndërgjegjësimit për ndotjen e mjedisit dhe përgjegjësive tona ndaj natyrës është në qendër të këtyre trendeve. Duhet thënë se edhe institucionet shtetërore, me në krye Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit kanë ndërmarrë nisma konkrete për të ndërgjegjësuar për menaxhimin e mbetjeve, duke siguruar një të ardhme më të qëndrueshme dhe shpresëdhënëse për turizmin. Deri ne sezonin tjeter vjetor, le te edukojme veten per te pasur nje “green tourism”.