Book Your Stay
Book Your Flight
Ruajtja dhe kujdesi për shpendët duhet të jetë edhe në Shqipëri prioritet, pasi shumë prej tyre rrezikojnë zhdukjen jo vetëm në nivel lokal por edhe global.
Në vendin tonë Shoqata e Orintologëve Shqiptarë (AOS – Albanian Orinthological Society) e cila ka qëllim reduktimin e këtij risku, zhvillon edhe një trajnim disa mujor, i cili shërben për njohjen e shpendëve.
Trajnimi bazohet në vrojtimin e zogjve, identifikimin e tyre dhe ndërgjegjsimin rreth rëndësisë që kanë për ekosisteme të caktuara.
IntoAlbania në këtë shkrim të shkurtër, përshkruan se si është një ditë e zakonshme e këtij trajnimi.
Dita nis herët për të arritur sa më parë në destinacionin e paracaktuar.
Një kafe e shpejtë gjatë rrugës dhe pyetjet e rrufeshme rreth shpendëve nga profesori Taulant Bino nuk vonojnë!
Të gjendur midis pyetjeve dhe përgjigjeve tona paska të ngadalta, papritur hasemi me foletë unike të dallëndysheve të brigjeve diku rrugës për në Lushnje. Këtu shënojmë edhe ndalesën e parë.
Të gjithë jemi të pajisur me dylbi, një mjet pune i domosdoshëm për vrojtimin e shpendëve.
Fillojmë të shohim të mahnitur foletë e ngulitura rreth 70cm në pirgjet e dheut të mbetur nga ndonjë ndërtim në zonë.
Kjo është hera e parë që shoh fole të tilla, pasi gjithmonë i kam parë të thurura plot bukuri nëpër tavanet e ballkoneve.
Mbasi marrim shënimet e nevojshme, drejtohemi për në hyrje të Lushnjes, aty ku surpriza e rradhës na pret.
Në majë të një shtylle tensioni, qëndron në folenë e përshtatur dhe të siguruar nga AOS, Lejleku (Ciconia ciconia) bashkë me të voglin e tij.
Dikur i kudondodhur, sot ky shpend është një prej specieve më të rrezikuara në vendin tonë.
Pas vrojtimit të lejlekut dhe sigurimit që po folezon i pashqetësuar, nisemi drejtë destinacionit tonë.
Në hyrje të parkut të Nartës, syri na zë shpendin e vogël shtegtar, dallëndyshen e detit ballëbardhë (Sternula albifrons), e cila po gjuan në zonë peshq të vegjël.
E kujt ia merrte mendja që ka disa lloje dallëndyshesh krahas asaj bishtgërshërë?!
Teska futemi më thellë në zonë, do të shohim edhe banorë të tjerë si Gargulli një shpend i bukur shumë ngjyrësh, Cërloi i zi pikalosh, Rosa laramane, Denja me kushurnjtë e saj, do të shohim Vraponjësin, Pulëujëzën, Pulëbardhën dhe Kalorësin.
Parku është shumë i madh dhe mundësia për të hasur shpendë të ndryshëm është gjithashtu e madhe.
Por këtij peizazhi natyror kaq të çmuar, nuk mund t’i mungonte prania e Flamingove (Phoenicopterus roseus) dhe as ajo e Pelikanit kaçucrel (Pelecanus crispus).
Nxitojmë të shohim me dylbi këto shpendë të mrekullueshëm, që kridhen në ujërat e lagunës të pashqetësuar.
Tani peizazhi merr një tjetër kuptim, nuk jemi ne ata që e mbizotëjnë atë! Ne jemi thjeshtë vrojtuesit e jetës së këtyre specieve, që janë në të vertetë të zotët e këtij vendi.
Pas kësaj ndalese disi të gjatë, të cilën e shijuam në maksimum, rruga na drejton për në dunat e famshme të Nartës, të formuara nga veprimi i erës për shumë e shumë vite.
Duke ecur nëpër këto “kodra” me lartësi rreth 5-6m, në horizont shfaqet një habitat ujor, në të cilin vërejmë një tufë të madhe Pulëbardhash.
Në një momet e gjithë tufa ngrihet në fluturim, duket se diçka i ka shqetësuar.
Megjithatë, kjo për ne ishte një shfaqje e mrekullueshme, një sinfoni e sinkronizuar në mënyrë prefekte.
Tashmë është mesditë dhe na ka mbetur edhe një pikë për tu vizituar, ajo e kripores së Nartës.
Me të mbërritur aty, syri na zë Kalorësin (Himantopus himantopus), një shpend elegant, i cili po sinjalizon në mënyrë të vazhdueshme të vegjlit e tij që gjenden në breg.
Shohim sërisht disa nga shpendët që vrojtuam edhe më parë, por këtë herë detyra është të gjejmë pa ndihmë se cilët janë ata.
Ditës së gjatë, por tejet intereante, po i vjen fundi.
Nisemi për në Fier, për të përshendetur Lejlekun i cili po folezon mbi një shtyllë tensioni.
Ndërsa vrojtojmë këtë shpend kaq të bukur duke u kujdesur për të vegjlit e tij, dielli i fortë e i shëndritshëm mbulohet papritur për disa sekonda.
Mbi kokat tona po fluturon një tjetër Lejlek, ky shpend kaq i madh duket sikur po na thotë mirupafshim.
Ekipi i 30 ekspertëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë për shpalljen e Lumit të Egër Vjosa Park Kombëtar zhvilloi një ekspeditë studimore...
Read More
Known as quilling, this wonderful artform produces unique pieces that are perfect for house décor, souvenirs and gifts for your...
Read More
Whether capturing the moon and placing it in the palm of your hand or making the highest peaks appear magically...
Read More