Një Turkeshë në Tiranë - 10 sugjerime nga Buşra Çete Çakal - Into Albania

Një Turkeshë në Tiranë – 10 sugjerime nga Buşra Çete Çakal

Buşra është një blogere me origjinë turke, e angazhuar në promovimin e turizmit në Shqipëri, pa qëllime përfitimi. Buşra jeton në kryeqytet tashmë prej disa vitesh me familjen e saj, bashkëshortin dhe vajzën e tyre pak muajshe. Me rreth 50 mijë ndjekës në Instagram, postimet e saj ndahen mes zbulimit të shijeve të reja shqiptare, adhurimit të vendeve të relaksit e kulturës dhe nostalgjisë për një pjatë që t’i sjellë më pranë kuzhinën turke. Zbuloni 10 vendet e preferuara të Buşrës në Tiranë.

Nga Instagrami i Buşrës.

Kafe:

Si mama me fëmijë preferoj zinxhirin e bareve “Mulliri i Vjetër”. Janë shumë të përshtatshëm për mua dhe gjenden kudo nëpër qytet. Për më tepër, bëjnë një kafe të shkëlqyer dhe ëmbëlsira gjithmonë të shijshme dhe të freskëta.

“Mulliri i Vjetër”, Rruga e Durrësit. Burimi: Web Library.

Pikë referimi: 

Sheshi Skënderbej mendoj se është zemra e qytetit. Sidomos në ditët dhe javët e pranverës. Sa herë dal, bëj që të më bjerë rruga nga ky shesh.

Nga Instagrami i Buşrës.

Vend i rastësishëm:

Liqeni artificial i Tiranës. Më pëlqen të jem mes natyrës dhe njëkohësisht pranë qytetit. Ky është edhe një vend ideal për shëtitjet e shkurtra.

Nga Instagrami i Buşrës.

Vend për një drekë të shpejtë: 

Restoranti “Pastaria”. Makaronat janë gjithmonë një zgjedhje e mirë.

Pjata e preferuar:

Tava e Elbasanit është ushqimi më i shijshëm dhe bashkimi më i mirë mes mishit të gjingjit me tavën e kosit. Ka edhe një arsye më shumë. Kjo recetë më nxjerr mallin e kuzhinës turke.

Aperitiv:  

Në fakt ky orar pë mua është shumë i përshtatshëm për një tjetër kafe. I ka jeta “si mama” këto. Por do të rekomandoja me entuziazëm pijet dhe atmosferën e “NOOR coffe & fine food“.

Bar “Noor”, burimi: https://www.facebook.com/noortirane/

Kënaqësi e veçantë:

Donut. Donut. Donut. Më falni por jam e fiksuar me to.

Donut te “Mulliri i Vjetër”. Burimi Web Library.

Vendi i kulturës:

“Teatri Kombëtar”, “Bunkart2” dhe “Kalaja e Tiranës” janë vendet e kulturës që më pëlqejnë në Tiranë.

Restorant për darkë:

Restorant “Era” është vendi ideal për një darkë të shijshme me një shumllojshmëri pjatash shqiptare.

Restorant “Era”. Burimi Web Library.

Bar/Club:

Me dekorin, kopshtin, koktejlet, “Radio Bar” është i veçantë, në mos unik në këtë drejtim.

Nga Instagrami i Buşrës.

New & Trending

Choose a