10 top aktivitetet falas në Korçë - Into Albania

10 top aktivitetet falas në Korçë

Korça e shtëpive karakteristike, e kalldrëmeve plot jetë, e historive të patreguara, e serenatave të kënduara plot dashuri, mbetet qytet model i Shqipërisë.

Korça Promenade

Ushtari i Panjohur, Korçë. Foto nga IntoAlbania.

Me arkitekturën dhe urbanistikën që e ruajnë me fanatizëm, ky qytet mund të shijohet shumë mirë dhe duke ecur, pa shpenzuar shumë para. Ja lista e aktiviteteve falas në Korçë!

1. Shëtitje tek Parku Rinia

Ky park ndodhet shumë afër qendrës, ka një shtrirje prej 100 mijë metrash katrorë dhe mund të konsiderohet si mushkria e qytetit. E krijuar 60 vite më parë, prej disa kohësh ka marrë një tjetër pamje duke u kthyer në zonën më të gjelbër të qytetit. Parku është i frekuentuar në çdo stinë dhe është vendi i duhur për ata që duan të relaksohen e të shijojnë qetësinë e natyrës, pse jo të sodisin dhe skulpturat në gur që ndodhen në hyrje të parkut.

Parku Rinia, Korçë. Foto nga IntoAlbania.

2. Vizitë tek Katedralja Ringjallja e Krishtit

E pozicionuar në qendër të Korçës, është pika më atraktive për çdo turist. Ajo është ndër godinat më të rëndësishme të qytetit. Edhe pse e ndërtuar mbas viteve ’90 kjo katedrale është një ndër objektet e kultit më të njohura në Shqipëri. Hyrja është e lirë, dhe mund ta vizitoni në çdo orar.

Katedralja Ringjallja e Krishtit. Foto nga IntoAlbania.

3. Shijoni shëtitjen përgjatë pedonales

pedonalen e Korçës mund të shijosh aromën e vërtete të këtij qyteti, aty gjen traditën, historinë dhe kulturën e kësaj zonë. Rrugët me kalldrëm si dhe lokalet e restorantet të cilat ndërthurin shumë mirë tradicionalen me modernen e bëjnë këtë zonë një ndër më të frekuentuarat e qytetit të serenatave.

Korça Promenade

Pedonalja e Korçës. Foto Nga IntoAlbania.

4. Përfshihuni në atmosferën e Pazarit të vjetër

Pazari i vjetër i Korçës është pika kryesore ku gëlojnë turistët. Është një objekt me vlera historike dhe kulturore, dhe një xhiro në këtë zonë është e pashmangshme. Aty mund të gjeni të gjitha llojet e suvenireve që nga ato të traditës deri tek prodhimet agrobujqësore të zonës.

Old bazaars

Pazari i Vjetër. Foto nga IntoAlbania.

5. Shijoni magjinë e sokakëve të Korçës

Rrugicat, ose siç njihen ndryshe sokakët e Korçës janë pjesë e traditës së qytetit, ato kanë qenë dëshmitare të çdo faze të historisë, por mbi të gjitha kanë qenë dëshmitare e çdo tinguj dashurie që janë kënduar nga dritaret me “kortinka.”

Sokakët e Korçës. Foto nga IntoAlbania.

6. Hiking në Malin e Moravës

Nëse ju pëlqen të ecni, ne ju këshillojmë të vizitoni Malin e Moravës, i cili ju dhuron surpriza të shumta në çdo stinë. Në mal do të gjeni Kryqin e Madh dhe Kishën e Shën Ilias, ky rrugëtim do ju fal shumë emocion, në saj dhe të panoramës mbreslënëse.

Morava Mountain

Mali i Moravës. Foto nga IntoAlbania.

7. Udhëtoni në histori duke vizituar Xhaminë e Bej Mirahorit

E konsideruar ndër monumentet më të vjetra të qytetit të Korçës e ndërtuar në 1494, xhamia e Bej Mirahorit, mban emrin e themeluesit të qytetit. Për shkak të vlerave historike dhe kulturës fetare është një objekt interesant që ka tërhequr gjithmonë vemëndjen e turistave, nëse keni pak kohë, ju këshillojmë ta vizitoni.

Xhamia e Bej Mirahorit. Foto nga IntoAlbania.

8. Relaksohuni në kopshtin Japonez

I inaguaruar sëfundmi ky kopsht i pari në llojin e vet, është kthyer në një pikë mjaft interesante. Ndodhet jo shumë larg kodrave të qytetit ku përveç funksionit çlodhës e argëtues, në të mund të shijoni dhe hapsirat e gjelbërta si dhe pasqyrat e ujit.

Kopshti japonez. Burimi ; dritare.net

9. Eksploroni Parkun Kombëtar të Bredhit të Drenovës

Nëse jeni të apasionuar pas turizmit natyror, ne ju sugjerojmë të vizitoni parkun kombëtar Bredhi i Drenovës, i cili njihet për burimet e shumta, si livadhet e shkëmbinjtë me forma interesante.

Parku Kombëtar Bredhi i Drenovës. Burimi: parksdinarides.org

10. Vizito kishat e stilit post-bizantin në Voskopojë

Korça dallohet ndër të tjera dhe për monumentet e shumta religjoze. Të shumta janë kishat dhe manastiret të shpalluara monument kulture, dhe ne ju sugjerojmë që të mos largoheni pa vizituar kishat e stilit post-bizantin në Voskopojë. Arkitektura e kishave, harqet dhe kupolat e pikturuara ende mahnisin vizitorët, për shkak të vlerave që ato mbartin.

Kishat në Voskopojë. Foto burimi: flickr.com/

New & Trending

Choose a