14 Marsi - Dita e Zanës së Çermenikës - Into Albania

14 Marsi – Dita e Zanës së Çermenikës

Muaji Mars, muaj femëror

Muaji Mars mund të themi se është një muaj shumë femëror. Jo vetem për shkak të datës 8, që njihet ndërkombëtarisht si Dita Botërore e Gruas, por edhe falë gjithë atij proçesi natyror që ka lidhje me rifillimin e ciklit të jetës së produkteve të tokës, pjellorinë e saj dhe rigjenerimin e natyrës. E gjithë kjo, është e përmbledhur në një protokoll të detajuar ritualesh të lashta pagane, që merrnin jetë pikërisht me fillimin e një viti të ri kalendarik, në festën e Ditës së Verës.

Dita e Verës në Tiranë. Foto nga Web Library.
Dita e Verës në Tiranë. Foto nga Web Library.

Përse Dita e Verës kur në fakt është Pranverë?

Kjo është një pyetje që me siguri ka munduar shumë mendje për t’i dhënë përgjigje. Për këtë, duhet të kthehemi shumë prapa në histori. Atëherë kur të parët e shqiptarëve kishin një tjetër kalendar për të ndarë kohën. Sipas Kalendarit Julian, Dita e Verës lidhet ngushtë me festimet e Vitit të Ri, i cili fillonte në datë 1 mars (me vendosjen e kalendarit gregorian, 14 mars). Flasim për një kohë kur viti përbëhej nga vetëm 10 muaj dhe 2 stinë: vera dhe dimri. Me mbylljen e dhjetorit, quhej e kapërcyer stina e dimrit dhe të gjithë predispozoheshin për të festuar ardhjen e verës.

Legjenda e Zanës së Çermentinës

Ndër legjendat me më shumë besueshmëri për sa i takon festimeve të Ditës së Verës, del në pah ajo që sheh protagoniste Zanën e Çermenikës, hyjneshën e gjuetisë, pyjeve dhe pjellorisë, e cila zgjohet nga gjumi pikërisht me mbarimin e dimrit, në ditën e parë të Vitit të Ri del nga Tempulli i saj dhe ky shndërrohet në një motiv për të festuar.

Sot

Megjithëse festohet në të gjithë Shqipërinë, Elbasani saldon vit pas viti pozicionin e tij si qyteti ku festohet më gjallërishëm Dita e Verës. Si qyteti më pranë zonës ku mendohet të ketë zënë fill tradita, Çermenikës, Elbasani ka ruajtur më shumë se zona të tjera, ritualet e Ditës së Verës, ndaj sot, është vendi ku duhet të ndodhemi në datë 14 Mars.

Verorja. Foto nga Web Gallery
Verorja. Foto nga Web Gallery

Kuriozitet

Verorja, një nga simbolet e Ditës së Verës në kulturën e shumë vendeve të Ballkanit ka hyrë në listën e pasurive UNESCO, si pjesë e trashëgimisë jomateriale. Ka qënë interesi i bashkuar i katër shteteve, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Republikës së Moldavisë, me në krue Rumaninë, të cilat kanë lobuar të bashkuara për të mbërritur qëllimin e ruajtjes së verores në tempullin e trashëgimisë botërore.

New & Trending

Choose a