20 Minuta në Natyrë - Antistresi më i Mirë Post Karantinë - Into Albania

20 Minuta në Natyrë – Antistresi më i Mirë Post Karantinë

Nëse keni të paktën 20 minuta kohë të lirë në ditë, mos i shpërdoroni. Shpenzojini ato në një hapësirë të gjelbër, pranë natryrës dhe do të ulni menjëherë nivelin tuaj të stresit. Është shkencore!

Me kalimin në atë që quhet “Faza 2” e pandemisë, po tentohet një kthim gradual në normalitet, duke mbajtur gjithsesi nën kujdes një sërë sugjerimesh për distancën fizike.

Lajmi i mirë është që mund t’u rikthehemi aktiviteteve tona të mëparshme, një ndër të cilët na ka munguar aq shumë: dalja në park.

Të kesh mundësinë të kalosh kohë në një zonë të gjelbër konsiderohet një antistres natyral dhe për këtë, edhe më i dobishëm. Nga ana tjetër, ky është një aktivitet që nuk kërkon asnjë shpenzim.

Pikërisht në këtë drejtim është shprehur edhe Universiteti i Michigan-it (SHBA), i cili ka konfirmuar sa thamë më lart, me rezultate shkencore të bazuara mbi një studim të posaçëm. Sipas këtij studimi, të publikuar në tevistën Frontiers Psychology, thuhet se është i mjaftueshëm qëndrimi prej njëzet minutash një një park apo lulishte për të ulur kortizolin, hormonin përgjegjës për stresin në trupin e njeriut.

Parku i Liqenit

Studimi Shkencor

Kërkimi shkencor, i nisur në periudhën përpara shpërthimit të pandemisë, mblodhi një grup vullentarësh të cilët për 8 javë, kaluan kohë nëpër parqe apo vende me gjelbërim, por pa ushtruar aktivitet fizik apo social, pra në mungesë të cdo aktiviteti tjetër që mund të ndikonte në nivelin e stresit.

Niveli i kortizolit në gjak, rezultoi të ulej menjëherë pas 20 minutave të para të qëndrimit në natyrë, duke mbërritur në nivelet minimale, pas 30 minutave. Siç është shprehur edhe vetë studjuesja e kërkimit shkencor, Dr. MaryCarol Hunter, “ne gjithnjë e kemi ditur që të kalosh kohë në natyrë të ul stresin, por nuk kemi ditur sa kohë është e nevojshne të qëndrosh, sa shpesh duhet përsëritur kjo dhe çfarë lloj hapësire në natyrë do të ishte e përshtatshme”.

E pra, tani që e dimë se çdo hapësirë e gjelbër, qoftë ajo edhe urbane është “ilaç” kundra stresit, IntoAlbania ju sugjeroni të mos humbisni as një njëzet minutësh të çmuar larg natyrës, për t’u ndjerë mirë me veten

New & Trending

Choose a