22 Prilli - Dita Botërore e Tokës, në Distancim Fizik - Into Albania

22 Prilli – Dita Botërore e Tokës, në Distancim Fizik

Prej 50 vjetësh, data 22 prill, përfaqëson nanifestimin më të madh me tematikë ambientin, që bën bashkē qytetarët e të gjithë botës për të celebruar planetin Tokë e njëkohësisht, për të promovuar edhe mbrojtjen e tij.

Në vitin e tij të pesëdhjetë, manifestimi mbarë botëror në mbrojtje të ambientit e gjen planetin në distancim fizik për shkak të pandemisë globale. Ata që këtë të mërkurë duhet të ishin në sheshe, paqe e stadiume për të celebruar Ditën e Tokës, do të jenë tashmë on line, të unifikuar, për të ndjekur ‘live’ aktivitetet në faqen zyrtare të Earth Day.

Earth Day. Burimi, Web Library.

Por izolimi nuk do të bëhet pengesë, siç shkruhet në komunikimin zyrtar të kësaj faqeje: “Pandemia e koronavirusit nuk na mbyll. Përkundrazi, na kujton që në lojë është lufta jonë për planetin. Nëse nuk kërkojmë ndryshim për të transformuar planetin tonë dhe për të zgjidhur krizën tonë klimaterike, izolimi i këtyre kohëve, do të bëhet normaliteti ynë i ri – një botë ku pandemitë dhe ngjarjet ekstreme metereologjike do të pushtojnë globin, duke shtrënguar komunitete tashmë të margjinalizuara dhe vulnerabël edhe më shumë në rrezik.

Distancimi fizik mund të mos lejojë manifestimin në ambiente të hapura, por ftesa për të protestuar apo manifestuar ‘on line’, për të ngritur zërin apo për të shpërndarë postera me këtë tematikë mbetet e hapur dhe të gjithë ata që dëshirojnë t’i bashkangjiten, duhet të përdorin hashtagun #EarthDayNetwork

Si u vendos “Dita e Tokës

Ideja për të fiksuar në kalendar, një datë kushtuar planetit, qarkullonte që në vitin 1962. Ishte periudha e Luftës së Vietnamit dhe protestat kundër saj ishin të shumta. Atëhere, senatori Gaylord Nelson, pati idenë e krijimit të një konference mbi çështjet e ambientit. Ai arriti të përfshijë edhe figura të njohura politike, si Robert Kennedy, që në vitin 1963, bëri 11 takime në qytete të ndryshme të botës, kushtuar pikërisht ambientit.

Dita e Tokës, mori një formë më të qartë, në vitin 1969, si pasojë e fatkeqësisë ambientale të shkaktuar nga derdhja aksidentale e një pusi nafte në ambient, në Kaliforni, SHBA. Kjo ishte ngjarja që detyroi sanatorin Nelson të sillte menjëherë në vëmendjen e opinionit publik dhe politikes, çështjen ambientale me fjalët: “Të gjithë njerëzit, pavarësisht përkatësisë etnike, gjinore, të ardhurave financiare apo prejardhjes gjeografike, kanë të drejtën të gëzojnë një ambient të shëndetshëm, të ekuilibruar dhe të qëndrueshëm”.

Në 22 prill të vitit 1970, ky ideal i përbashkët nxori në një manifestim në mbrojtje të Tokës, 20 milion qytetarë amerikanë dhe prej atij viti, kjo datë përkujtohet çdo vit.

New & Trending

Choose a