24 Orë në Kukës - Into Albania

24 Orë në Kukës

Nëse jeni në kërkim të peizazheve natyrore, ajrit të pastër, si edhe gatimeve karakteristike, Kukësi është vendi ideal i një serie eksperiencash.

Më poshtë do të gjeni disa sugjerime se si të kaloni 24 orë në Kukës!

Qendra e Kukësit. Foto nga IntoAlbania.
Kukës. Foto nga IntoAlbania.

Mëngjesi

Pasi keni konsumuar kafen e mëngjesit tek “Plaza Bar,” në një nga lokalet më bashkëkohore, ju sugjerojmë të vizitoni Muzeun Etnografik dhe Kullën e Memories. Të pozicionuara në qendër të qytetit, ju do të merrni një informacion të gjërë mbi historinë, biodiversitetin dhe etnografinë e zonës, të cilat pasqyrojnë ekzistencën e banorëve të kësaj zone që në lashtësi.

“Plaza Bar” Kukës. Foto nga IntoAlbania
Muzeun Etnografik dhe Kulla e Memories, Kukës. Foto nga IntoAlbania

Mesdita

Pasi të mbaroni vizitën në muze, mund të organizoheni për soditjen e natyrës që do t’ju lëri me gojë hapur. Rreth 40 minuta larg qytetit ndodhet Shishtaveci, një destinacion ideal për të eksploruar zonën. Nëse jeni të apasionuar pas hinking, ju sugjerojmë Gurin e Mëngjesit, i cili ndodhet rreth 1900 m mbi nivelin e detit dhe është një ngjitje relativisht e lehtë. Konsiderohet si më i bukuri në zonën e Kukësit, për burimet e shumta ujore, si dhe për peizazhet mahnitëse.

Guri i Mëngjesit, Kukës. Burimi: Ermal Hallaçi

Drekë

Dreka mbetet gjithmonë një zgjedhje e mirë për t’u shijuar në bujtinat që ndodhen në afërsi të Shishtavecit. Shtëpitë tradicionale të kthyera në ambjente të ngrohta, mikpritëse dhe familjare, ju ofrojnë një ushqim bio me produktet e freskëta malore. Një ndër rekomandimet do të ishte “Ski club Shishtavec,” përveç gatimeve tradicionale të zonës, si flinë e Kukësit, çorbën me oriz e kos etj, në stinën e dimrit ky ambjent iu ofron edhe mjetet e përshtatshme për të bërë ski.

Shishtaveci, Kukës. Burimi: Ski Club Shishtavec
Shishtaveci, Kukës. Burimi: Ski Club Shishtavec
Flija kuksiane. Burimi: AgroWeb

Pasdreke

Orët e pasdites mund të jenë idealet për të vizituar liqenin e Fierzës, baseni i të cilit furnizohet nga rrjedha e dy lumenjve Drini i Bardhë dhe Drini i Zi. I krijuar nga ndërtimi i hidrocentralit të Fierzës, liqeni rrethon qytetin në tre anët e tij duke i shtuar më shumë bukuri zonës. Një vizitë e liqenit në këtë orë mund të jetë shumë qetësuese.

Liqeni i Fierzës, Kukës. Foto nga IntoAlbania

Darkë 

Orët e mbrëmjes mund të zgjidhni t’i kaloni në restorantet afër qendrës si, Oda Kukësiane apo Kulla e Lumës, ku mund të shijoni mishin apo dhe peshkun e freskët, si edhe patatet e kukësit, karakteristike të kësaj zone.

Restorant Kulla e Lumës, Kukës. Burimi facebook.com/pg/kullalumes

Sugjerime: Ndër sugjerime të tjera ju rekomadojmë kënetën e Kashtës, e cila është kthyer në një nga atraksionet më të preferuara. Baseni i kënetës ofron një pamje të mrekullueshme për të gjithë të apasionuarit e shpendëve ujorë. Si edhe Mali i Gjallicës, i konsideruar si ballkoni i Shqipërisë, po tërheq gjithnjë e më shumë turistë shqiptarë dhe të huaj.

Mali Gjallica, Kukës. Burimi; Ermal Hallaçi

New & Trending

Choose a