4 Bibliotekat Dixhitale më të Mira ku Mund të Lexoni apo Dëgjoni Libra në Shqip - Into Albania

4 Bibliotekat Dixhitale më të Mira ku Mund të Lexoni apo Dëgjoni Libra në Shqip

Me një përzgjedhje të pasur librash online në gjuhën shqip (origjinalë e të përkthyer), kjo mund të jetë koha e duhur për t’ju kthyer gjuhës, apo edhe kulturës së atdheut kudo që të ndodheni në botë.

1) Libra në shqip

Fillimisht, ky koleksion i thjeshtë librash në Google Drive mund të mos ju bëjë aspak përshtypje. Por, pikërisht këtu mund të gjeni disa nga thesaret e letërsisë botërore të të gjitha kohërave. Nësë (si shumica) keni lënë pas leximin e kryeveprave, ky është momenti të lexoni qoftë edhe disa rreshta nga “Netë të Bardha” e Dostoevski-it apo “Fjalë të urta” nga Sami Frashëri, esetë e shkurtra të Camus “Vera në Algjer,” apo i bukuri “Prilli i Thyer” i Kadaresë. Përfitoni nga kjo përzgjedhje me shije e filloni leximet pa humbur çastin!

Burimi: https://mail.google.com/mail

2) Audiobooks.al

Audiobooks është një nismë e krijuar nga kompania Sigal e për këtë arsye kërkon regjistrim (falas) si edhe durimin e zakonshëm për reklamat përkatëse. Nëse kaloni këto dy hapa aspak të vështirë, do të fitoni akses në një koleksion të këndshëm librash të lexuar nga profesionistë të ndryshëm. Ka plot për të zgjedhur ndër romane të njohur të momentit (jo letërsi klasike) për të rritur. Por, nga ky koleksion, më shumë nga të gjithë, do të përfitonin prindërit e fëmijëve të vegjël pasi ka plot libra me përralla nga shkrimtarët më të njohur të gjuhës shqipe: që nga ato të Naim Frashërit tek ato të Nonda Bulkut apo Andon Zako Çajupit. Prindërit mund ti dëgjojnë bashkë më fëmijët apo të përfitojnë nga rasti për të shfletuar librat e tyre.

Burimi: https://audiobooks.al/

3) Archive.org

Ne faqen e librave shqip të bibliotekës dixhitale të njohur Archive.org, mund të gjeni plot libra nga Shqipëria. Duhet pak kërkim pasi kjo përzgjedhje është disi më akademike/shkencore se sa në website-t e tjera. Pjesa interesante është se këtu mund të eksploroni e të gjeni libra që ndoshta nuk do jua merrte mendja se ju do ju duheshin apo interesonin. Një prej tyre është pikërisht Drejtshkrimi i Gjuhës Shqipe (kujt nuk i duhet?!). Një tjetër i papritur është Anekdotat e Nastradinit. Nëse ky i fundit nuk ju thotë gjë, pyesni prindërit tuaj apo ndani disa anekdota me ta për ti testuar kujtesën e për ti argëtuar.

4) Libra të rinj

Këtu mund të zbuloni libra të rinj të shkruar apo përkthyer nga autorë shqiptarë. Me shumë mundësi, shumë prej këtyre emrave nuk do t’i njihni por është pikërisht kjo që e bën argëtues kërkimin. Jemi mësuar të njohim çdo film para se ta shohim apo çdo përmbledhje të një libri para se ta lexojmë. Por, mund të përfitojmë nga koha e dhënë që të shfletojmë ata autorë të cilët nuk na shërbehen gjithandej. Për lexuesin paksa eksperimental, mund të sugjerojmë “Dymbëdhjetë  (tregime nga teatri i absurdit)” nga shkrimtari i ri Renato Kalemi e për ata që i duan aforizmat e Oscar Wilde, mund të njihni më nga afër me shkrimtarin e madh në intervistën e përkthyer nga Vladimir Marku “Bisede me Oskar Uajlldin.”

Burimi: http://floripress.blogspot.com/

New & Trending

Choose a