5 Destinacionet ku Mund të Arratiseni dhe të Relaksoheni këtë Gusht - Into Albania

5 Destinacionet ku Mund të Arratiseni dhe të Relaksoheni këtë Gusht

Si muaji i fundit jozyrtar i sezonit të verës, gushti është ideali për të bërë gjithçka që mund të keni humbur gjatë verës.

Për të gjithë ju që nuk doni të keni pengje, IntoAlbania ka përpiluar një listë të destinacioneve që nuk duhet t’i humbisni para se vera të përfundojë

Disa nga ju mund të kërkojnë të zhyten në kaltërsinë e Rivierës Shqiptare, e të tjerë në kërkim të shtigjeve të reja që i mbushin plot me adrenalinë.

Lukova

Nëse jeni të apasionuar pas plazhit, vizitoni Lukovën. Ndoshta plazhi më i vogël i Rivierës, Lukova mbetet më i preferuara për ata që me të vërtetë duhet të largohen nga rutina dhe të shijojnë zhurmën e detit. Për shkak të numrit të vogël të restoranteve dhe vendeve akomoduese, jo shumë pushues vijnë deri në këtë plazh.Qoftë për frymëzim, qetësi apo nevojë për t’u izoluar nga të gjitha zhurmat dhe të bëheni një me flladin dhe zhurmën e valëve të detit, Lukova është perfekte. Për të dashuruarit e kampingut është vendi ideal. Për plazhe më të qetë, klikoni këtu.

Plazhi i Lukovës, foto nga Matthew Storer

Theth

IntoAlbania ju sugjeron ta vizitoni këtë vend magjik para përfundimit të verës. Pavarësisht rrugës sfiduese, Thethi gjatë muajit gusht jo vetëm që është ideali për të qenë, por është edhe më i shëndetshëm për shkak të ajërit të pastër që të ofron. Me dy veçantitë e saj tërheqëse dhe relaksuese, ka shumë për të bërë në Theth, duke përfshirë ecje të shkurtër në ujëvarat  e mrekullueshme të Thethit ose për më të apsionuarit pas ecjes mund të ndjekin rrugën që të nxjerr në Valbonë. Kalimi i kohës me vendasit e fshatit si dhe shijimi i ushqimit dhe atmosferës tradicionale janë mënyra perfekte për përfshirë në këtë oaz alpine. Për më shumë, klikoni këtu.

Gjirokastra

Gjirokastra është është ura lidhëse midis plazhit dhe qytetit, verës dhe vjeshtës. Nga këtu, ju mund të eksploroni gjithçka të re çdo ditë. Mund të shëtisni nëpër rrugicat me kalldrëm dhe të hani ushqime tradicionale në qytet. Mund të ngjiteni në kështjellë dhe të shijoni perëndimin e diellit. Mund të shkoni në burimet tërheqëse tropikale të Syrit të Kaltër ose pak më tej në plazhet përgjatë Rivierës. Pa harruar edhe  të kaloni një pasdite të tërë në rrënojat e bukura të qytetit antik të Antigonesë. Për më shumë, klikoni këtu.

Përmet

Nëse duhet të shëroheni nga vera, këtu do të pastroni e relaksoheni. Të gjithë ata që vizitojnë Përmetin, kanë vetëm gjëra të ëmbla për të thënë për qytetin e ngrohtë dhe vendasit e tij tejet mikpritës. Këtu ju mund të shijoni versionin shumë më të mirë të glikove me famë botërore. Jo vetëm gastronomi, por edhe natyrë që të ofronë një panoramë nga më të bukurat dhe më paqësore në vend. Mund të vizitoni banjat termale më të shëndetëshme në vend, ato të Bënjës. Për më shumë, klikoni këtu. Ose, lexoni këtë përvojë të mrekullueshme në fshatin Bual afër Përmetit.

Çdo destinacion  tjetër i nënvlerësuar

Së fundmi, IntoAlbania ju sugjeron që në gusht të provoni diçka të re. Të gjithëve na ndodh të dashurohemi me atë që është me familjare dhe më e frekuentuar dhe hezitojmë të eksplorojmë destinacione të reja. Kjo është arsyeja pse, IntoAlbania ka përpiluar një listë të vendeve të nënvlerësuara që të gjithë duhet të shohin në Shqipëri. Nga Curraj i Epërm tek Rehova, shikoni dhjetë zgjedhjet tona më të mira dhe zgjidhni të preferuarën tuaj.

New & Trending

Choose a