5 Mënyra për të Shijuar Udhëtimet në Vjeshtë - Into Albania

5 Mënyra për të Shijuar Udhëtimet në Vjeshtë

Ndërsa mënyra se si i shijojmë udhëtimet merr një tjetër kornizë me ndryshimin e stinëve dhe ne fillojmë e i rishikojmë zakonet tona të udhëtimit duke pasur parasysh magjinë që sezoni i vjeshtës ofron.

Shijoni udhëtime e qeta

Me diellin që ka ulur ndjeshëm nxehtësinë e tij, por ende ruan shkëlqimin e ngrohtë, udhëtimi bëhet po aq argëtues sa destinacioni. Gëzoni udhëtimet e qeta dhe të bukura përgjatë qytetit apo vendit ku jetoni. Kjo është koha e vitit për të shijuar udhëtimet e gjata në qytetet e largëta dhe të marrësh kohën e duhur për të shijuar freskinë e fshatrave dhe pamjet mahnitëse që të ofrojnë.

Planifikoni paraprakisht udhëtimet e fundjavës

Mos u dorëzoni pushimeve të verës. Shumë prej nesh mund ta kenë kthyer tashmë faqen dhe t’i jenë kthyer rutinës së tyre të përditëshme. Por ka edhe nga ata që hezitojnë ta lënë verën të shkojë. Merrni kohën dhe planifikoni përpara për muajt e ndezur të shtatorit dhe tetorit. Zgjidhni destinacionet e fundjavës që ju çojnë në botë të tjera, si bujtinat tradicionale të fermave ose vende të ndryshme për hiking ku mund të eksploroni një Shqipëri tjetër.

Gjeni destinacione jo të populluara

Këto destinacione jo vetëm që janë të përkryera për të kaluar moment të qeta ndërmjet ndrrimit të stinëve, por gjithashtu kanë edhe nevojën e mbështetjes së vizitorëve në këtë periudhë. Ndërsa vera mbaron, shumë destinacione shohin një rënie të madhe të numrit të vizitorëve dhe ndoshta gjatë kësaj periudhe do të ishte ideale disa ditë pushime në Himarë apo edhe në Vlorë. Gjatë kësaj periudhe këto destinacione bregdetare janë ende shumë të gjalla dhe jo të mbipopulluara me njerëz.

Gjeni destinacione ku koloriti i vjeshtës krijon një spektakël në natyrë

Kërkoni vende ku mund të shihni se si gjethet ndryshojnë ngjyrë. Nga Parku i Madh i Tiranës tek fshatrat piktoreske përreth Korçës, nga mali Dajtit tek Parku Shebenik-Jabllanicë apo edhe tek shtegu i ngjyrave, ka shumë për të zgjedhur. Zgjidh vendin tënd dhe shijo panoramën.

Zbuloni arsye të reja për të vizituar qytete të tjera

Vjeshta është sezoni i përsosur për t’iu kthyer dalëngadalë aspektit kulturor. Organizoni kohën dhe vizitoni muzetë që nuk i keni parë gjatë verës. Mund ta nisni me muzeun Ikonografik Onufi në Berat, duke vijuar me muzeun më të mirë të fotografisë në vend, apo edhe tek ai muze që mban historinë e vendit tonë, apo edhe Muzeun Historik Kombëtar.

IntoAlbania ju sugjeron të shikoni listën e muzeve më të vizituara në vend për të filluar eksperiencën tuaj.

New & Trending

Choose a