9 kafshatat e shefit: Juli Zguro - Into Albania

9 kafshatat e shefit: Juli Zguro

Juli Zguro i përket gjeneratës së re të kuzhinierëve shqiptarë. I formuar fillimisht në Greqi, kthehet së pari në vendlindjen e tij, Korçë, ku merr në dorë drejtimin e kuzhinës në restorantin e hotelit “Life Gallery“, e më pas, transferohet në Tiranë për të çuar drejt suksesit restorante si “Opium”, “Millenium” dhe së fundmi, edhe buja e restorantit të mishit “Tribe” në kryeqytet, mban firmën e tij. Puna e kuzhinierit ngjason me imazhin e ajsbergut që nxjerr në sipërfaqe një copëz shumë të vogël të punës së madhe që i duhet dikujt për të mbërritur me shumë mund e sakrifica. Por çfarë bën shef Juli për t’u çlodhur, cilin lokalitet rekomandon ai për të ngrënë në Shqipëri dhe disa “kafshata” të tjera, na i zbulon në këtë shkëmbim të shpejtë pyetje-përgjigje:

1. Si do ta pёrshkruaje kuzhinёn tёnde nё tri fjalë
Mund ta përkufizoj shumë shkurt si mënyrë jetese, pasion dhe përqëndrim.

2. Instrumenti pa tё cilin nuk ben dot nё kuzhinё
Kam shume teka në kuzhinë dhe nuk futem kollaj të gatuaj po nuk qe ashtu si unë e dua. Nuk gatuaj dot pa thikat e mia, përpiqem të perdor vetëm ato.

Njëra nga thikat e shefit. Burimi, elegance.al

3. Pjata qё preferon tё gatuash nё shtёpi
Gatuaj shumë rrallë në shtëpi dhe edhe ato herë, janë gjëra sa më të thjeshta si për shembull diçka për mëngjes.

4. Ke një restorant tё preferuar nё Shqipёri
Restorante ka shumë dhe çdo vit janë në përmirësim. Për mua, restauranti “Tribe” është më i miri.

Posteri i hapjes së restorantit “Tribe”. Burimi, Pikstagram.

5. Destinacioni më i mirë gastronomik në Shqipëri
Zona ku hahet më mirë për mua është Korça. Atje kujdesen shumë për lëndën e parë dhe kanë gjithmonë një standard dhe nuk zhgënjehesh asnjëherë.

6. Ҫfarё tё çlodh
Më çlodhin komentet pozitive të klientëve të mi kur ngelen të kënaqur dhe natyrisht vajza ime, e cila më bën të harroj gjithë lodhjen çdo herë që e shoh.

Juli me vajzën në krahë, kur Sofia ishte e vogël. Burimi, Pikstagram

7. Si ju thёrrasin vartёsit gjatё punёs nё kuzhinё
Më thërrasin Juli, ose shef.

8. Ushqimi që të bën të ndjehesh fajtor pasi e ke ngrene
Përpiqem të ha të gjtha llojet e ushqimeve në masë të vogël dhe këtë gjë tani më e kam bërë mënyrë jetese. Më pëlqen të provoj ushqime tradicionale nga vendete të ndryshme të botës. “Macaroons” është një nga gjërat që nuk ndalem dot së ngrëni, sidomos ato klasiket franceze.

9. Nёse nuk do ishe bёrё shef kuzhine, ҫfarё profesioni do tё kishe
Do të isha bërë futbollist, ose diçka që të më jepte mundësinë të udhetoja sa më shumë. Një nga arsyet që e dashuroj profesionin tim, është se më jep mundësi të bëj udhëtime gastronomike që më japin shumë frymëzim për punën time.

New & Trending

Choose a