Restorant Oda - Into Albania

Restorant Oda

Tradita e vërtetë e kryeqytetit

Oda është një restorant me gatime tradicionale. Menuja dominohet nga nuanca ballkanike tipike, të pasuruara në dekadën e fundit edhe me shijet e kohës.

Vendndodhja dhe historia

Restorantin e gjeni në një rrugicë të vogël, vetëm një minutë larg në këmbë nga sheshi Avni Rustemi. Restoranti u ngrit në ambientet e një shtëpie tipike të vjetër dhe adoptoi me kalimin e viteve dekor që i vjen për shtat folkut shqiptar. “Oda” u hap në vitin 2005, por shumë shpejt fitoi emër në Tiranë dhe jashtë saj. Ambientet janë dekoruar në mënyrë të atillë që të bashkojnë ballkanin e ndikuar nga otomanizmi dhe ndryshimet e qytetit të Tiranës pas viteve ’90. Muret janë dekoruar me enë tipike që dallojnë etnografinë e Shqipërisë së Mesme dhe foto bardh e zi që marrin kuptim ashtu si janë vendosur.

Menuja

Çdo pjatë është unike në mënyrën sesi është gatuar dhe dekoruar. Ushqimi është i fresktë dhe shija e garantuar. Mos hezitoni të provoni antipastat nga bulmeti i rrethinave të Tiranës. Mishi gatuhet i plotë, shoqërohet nga erëzat e buta që pasurojnë aromën sipas pjatës që keni zgjedhur. Gatimet e shtëpisë nuk do t’ju zhgënjejnë. Tavat e baltës nga të cilat del ende avulli i djathit të shkrirë të dhisë apo i mishit dhe të brendshmeve të tij, ju bëjnë të harroni dietat dhe të mendoni vetëm për kënaqësinë e grykës.

Stil

Një gotë raki rrushi, pije tipike shqiptare shkon për mrekulli ndërsa pickoni mishrat e pjekur ose djathrat e napës. Ata që shijojnë birrën kanë alternativa plot, por një gotë raki pranë pjatës që konsumohet ngadalë, i jep kuptim të ushqyerit në Oda dhe arësyes përse zgjodhët këtë restorant. Restoranti është në listën e rekomanduar online, për ndalesat që mund të bësh në qytetin e Tiranës.

    Rruga Luigj Gurakuqi, pranë sheshit Avni Rustemi Get Directions

Explore More