Prestigjozja Italiane ''Corriere Della Sera'' Përzgjedh Vjosën si Një Ndër 15 Destinacionet për Rafting - Into Albania

Prestigjozja Italiane ”Corriere Della Sera” Përzgjedh Vjosën si Një Ndër 15 Destinacionet për Rafting

Pasioni për rafting, përveç adrenalinës së paçmueshme që të dhuron, është kthyer në një promotor të denjë të turizmit. Vitet e fundit është parë një trend në rritje të pushuesve të cilët duan të provojnë këtë eksperiencë, jo vetëm në kanionet e Osumit, por edhe në atë të Vjosës.

Sot rafting është një nga sportet në natyrë që preferohet nga udhëtarët dhe janë të shumtë operatorët që e praktikojnë këtë sport në mjedise natyrore të egra dhe të paprekura, ku mund të përjetoni një aventurë të vërtetë përgjatë ujit.

 Corriere della Sera në rubrikën ‘Udhëtime’’ rendit Lumin e Vjosës si një ndër 15 vendet e përzgjedhura për të bërë rafting.

Mes Sllovenisë, Italisë, Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës, Portugalisë, Spanjës e shumë vende të tjera të Evropës, renditen edhe kanionet e Vjosës si destinacionet ku mund të kaloni disa pushime ative.  Ndër të tjera në gazetë shruhet se ”Gjithnjë e më shumë njerëz, të të gjitha moshave, tërhiqen nga ky aktivitet i mbushur me adrenalinë që ju lejon të argëtoheni dhe të kaloni orë të tëra në kontakt të ngushtë me natyrën.

Lundrimi në ujërat e lumit të fundit të egër në Europë është i mundur. Ku? Në Shqipëri. Vjosa përshkon pjesën jugore të “Vendit të Shqiponjave” dhe derdhet në Adriatik. Itineraret për rafting janë dy – itinerari i gjatë, 18 km, që zgjat katër orë e gjysmë, nis nga fshati Strembec në Përmet, ndërsa ai i shkurtër, 10 km, zgjat rreth tre orë dhe nis në fshatin Kaluth dhe përfundon në Qilarisht. Dy shtigje përgjatë të cilave do të ndesheni me peizazhe të paprekura, me ishujth, kanione, kalime të ngushta midis shkëmbinjve dhe harqeve prej guri. Shënoni në axhendë edhe banjat termale në Bënjë, pranë qytetit të Përmetit, me burime natyrore me ujë kurativ, ideale për t’u çlodhur pas kaq shumë aventure.

Banjat termale të Bënjës, pranë qytetit të Përmetit, duhet të shënohen gjithashtu në rendin e ditës, burimet natyrore ku rrjedh ujë shërues, ideale për t’u çlodhur pas kaq shumë aventurash”, përfundon gazeta e njohur. Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu.

 

Rafting në Vjosë, foto nga Castel Restorant

Rafting në Vjosë, foto nga Castel Restorant