Qendra Tregtare në Shqipëri - Into Albania

Qendra Tregtare në Shqipëri

 Gjatë komunizmit, produktet dhe markat komerciale botërore ishin aq të rralla në Shqipëri, sa shishet Coca – Cola  apo ambalazhet e tjera interesante përdoreshin si zbukurime nëpër shtëpitë e shqiptarëve. Për fat, ai lloj pop – arti i pavetëdijshëm ka kohë që ka mbaruar, pasi të shumta janë qëndrat tregtare apo tregjet që ofrojnë gjithçka interesante që realizohet në Shqipëri dhe vendet e tjera të botës.

Tiranë

TEG

Duke ndjekur Rrugën e Elbasanit, në km e 5 do të gjeni qendrën tregtare me sipërfaqen më të madhe në Shqipëri, ku ndodhen disa nga markat më të njohura, kinema moderne. si dhe ambjente të shumta për fëmijët.

Qendra Tregtare në Shqipëri

Për hartën online kliko këtu.
Adresa e Internetit: teg.al

CityPark

Është një nga qendrat më të mëdha që ndodhen në Autostradën Tiranë – Durrës (km i 12), dhe përfshin dyqane veshjesh, bar-restorante dhe fast-food, supermarkete apo ambjente të ndryshme familjare me lojëra fëmijësh apo pistë patinazhi. Gjatë verës këtu ndodhet dhe AquaParku më i madh në vend.

Qendra Tregtare në Shqipëri

Për hartën online kliko këtu.
Adresa e Internetit: cityparkalbania.com

Toptani Shopping Center

Ndodhet fare pranë Sheshit Skënderbej, dhe dallon për arkitekturën e saj moderne të konceptuar nga arkitekti Winy Mass. Përmban 80 brande të sektorëve si dhe bare, restorante e shërbime të ndryshme të shpërndara në 8 kate. Qendra garanton 4 kate parkim nëntokësor.

Qendra Tregtare në Shqipëri

Për hartën online kliko këtu.
Adresa e Internetit: toptani.com.al

Ring Center

Pozicionuar në rrethrrotullimin e Zogut të Zi, me katër kate parking nëntokësor, kjo qendër ndodhet në një pikë strategjike takimi të shumë rrugëve në kryeqytet. 70 marka ndërkombëtare, hipermarket, bar-kafene e shërbime të tjera ofrohen në një ambjent modern që mund të vizitohet dhe virtualisht në adresën e internetit ring.al.

Qendra Tregtare në Shqipëri

Për hartën online kliko këtu.

QTU

Njihet si qendra e parë tregtare e hapur në Tiranë, dhe prej 13 vitesh mbi 70 dyqane e shërbime të tjera për familjen ofrohen në këtë qendër që vazhdon e zgjerohet. Ndodhet në Autostradën Tiranë – Durrës (km 6).

Qendra Tregtare në Shqipëri

Për hartën online kliko këtu.
Adresa e Internetit: qtu.al/al

COIN – ABA BUSINESS CENTER

Department store-i i njohur italian COIN shtrihet në 5 katet e ABA BUSINESS CENTER,  njërës prej godinave simbol të Tiranës. Fare pranë Bulevardit Dëshmorët e e Kombit dhe Pallatit të Kongreseve, do të gjeni disa prej markave më me famë botërore që vijnë eskzluzivisht vetëm këtu.

Qendra Tregtare në Shqipëri

Për hartën online kliko këtu.
Adresa e Internetit: ababusinesscenter.al/service/coin/

ETC

Në ekstremin tjetër të rrugës ku ndodhet dhe COIN, gjendet një tjetër pallat i njohur në Tiranë për dyqanet apo shërbimet e tjera që ofron.

Qendra Tregtare në Shqipëri

Për hartën online kliko këtu.

Mega Outlet Casa Italia

Tek mbikalimi i Kamzës do gjeni disa brande të njohura me oferta të shumta. Qendra ka dhe hipermarket, dyqane hi-tech apo dyqane sportive, bare e restorante e shërbime të tjera.

Qendra Tregtare në Shqipëri

Për hartën online kliko këtu.
Adresa e Internetit: megaoutlet.al

Durrës

Flagship Center

Në zemër të qytetit bregdetar ndodhet një nga qendrat tregtare më të njohura të vendit. 70 njësi tregtare vijnë bashkë me ambjentet e shumta të argëtimit për të gjitha grupmoshat.

Qendra Tregtare në Shqipëri

Për hartë online kliko këtu.
Adresa e Internetit: flagshipcenter.al

Qendra Tregtare Blue Star

Dyqane të ndryshme dhe ambjente argëtuese për të gjitha moshat ju presin në Lagjen 4 në Rrugën Egnatia.

Qendra Tregtare në Shqipëri

Për hartën online kliko këtu.
Adresa e Internetit: qtbluestar.com

Galaktik Shopping Center

Këtu do të gjeni plot dyqane veshjesh si dhe 2 hipermarkete. Qendra ndodhet në rrugën Adria.

Qendra Tregtare në Shqipëri

Për hartën online kliko këtu.

Fier

Gold Center

Me dhjetëra dyqane të sektorëve të ndryshëm, bare, restorante e shërbime për të gjitha grupmoshat gjenden në një nga qendrat më të mëdha të vendit në rrugën Aulona (ish QTU).

Qendra Tregtare në Shqipëri

Për hartën online kliko këtu.
Adresa e Internetit: gold-center.al

Korçë

Qendra Tregtare Pazari Korçë

E vendosur në Pazarin e Vjetër të qytetit, kjo qendër tregtare i jep një prekje moderne zonës, duke e gjallëruar përmes 60 njësive tregtare për të gjitha grupmoshat dhe interesat.

Qendra Tregtare në Shqipëri

Për hartën online kliko këtu.
Adresa e Internetit: qendratregtarepazarikorce.al

Explore More