AFP - Maskat e Karnavaleve Made in Albania Shëtisin Botën - Into Albania

AFP – Maskat e Karnavaleve Made in Albania Shëtisin Botën

Vetëm pak ditë më parë, me rastin e “Karnavaleve të Shkodrës“, IntoAlbania risolli në vëmendje artizanin Edmond Angoni. Puna dhe fama e studios “Venice Art Factory” që ai drejton, prej kohësh tashmë, i ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë. Si mbështetje e këtij pohimi, vjen sot ky reposrtazh i përgatitur nga Agjencia Franceze e Shtypit AFP.

Maska Veneciane. Foto nga IntoAlbania.

Reportazhi, që më pas është publikuar edhe në shtetëroren Francë24, në formë të shkruar, i bën jehonë fabrikës së vogël me 50 artizanë, nga duart e të cilëve dalin produkte unike, rreth 30 mijë në vit, të kërkuara në të gjithë botën:

“Ndërkohë që pjesa më e madhe e maskave janë të destinuara për tregun e Venecias – ku Karnavalet këtë vit u anulluan për shkak të shpërthimit të coronavirusit – pjesa tjetër është e kërkuar në rreth 40 vende, duke përfshirë Francën, Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e bashkuar dhe Australinë”.

Më poshtë gjeni të plotë reportazhin e AFP.

Reportazhi i Agjencisë Franceze të Shtypit në kanalin YouTube.

New & Trending

Choose a