Parashutizëm - Into Albania

Parashutizëm

Një nga sportet ekspreme më të preferuara në Shqipëri

Të shohësh Shqipërinë nga qielli, është një nga përvojat më mbresëlënëse që mund të keni. Peizazhet e pafundme të detit, qiellit, maleve e luginave të mrekullueshme, e bëjnë parashutizmin një nga sportet ekstreme më të preferuara në vend. Për këtë arsye, çdo vit organizohen turne ndërkombëtar, ku të apasionuar pas fluturimit bashkohen në pika të ndryshme për të konkurruar mes njëri-tjetrit. Këto evente, së bashku me mundësinë e të praktikuar parashutizmin falë paketave të fluturimit dysh që ofrohen nga profesionistët e këtij sporti, janë disa nga mundësitë që çdo person ka për të qenë më pranë parashutizmit.

Albania Open

Është padyshim eventi më i njohur i parashutizmit që mbahet prej 19 vitesh në muajin maj në Vlorë, ku profesionistë të ardhur nga e gjithë bota dhurojnë spektakël disa ditor në qytetin bregdetar. Falë punës e përkushtimit të Alket Islamit, imazhit të parashutizmit shqiptar, ky event është bërë gjithnjë e më popullor, si mes profesionistëve të parashutizmit, ashtu edhe mes amatorëve të cilët inspirohen nga kjo ngjarje për të provuar fluturimin me ndihmën e instruktorëve. E tek sa Albania Open 2018 mbaroi me sukses, vitin tjetër festohen plot 20 vite të kësaj ngjarje.

Evente

Përgjatë vitit organizohen disa kompeticione të rëndësishme të parashutizmit tek të cilat mund të angazhoheni. Klikoni paragliding.al dhe mësoni të gjitha të rejat nga ngjarjet më të rëndësishme të parashutizmit.

Si të fluturosh

Për të gjithë të interesuarit që duan të provojnë fluturimin dysh me parashutë, të shoqëruar nga një ekspert i sportit, apo edhe ata që duan të marrin leksione të caktuara, mund të kontaktojnë me Aeronautikën Shqiptare, në numrat +355692221111 ose +355682001900, si dhe të vizitojnë faqen skysports.al.

Një tjetër adresë ku mund të shikoni oferta për të praktikuar parashutizmin në disa mënyra është dhe skysports.al.

Fluturimet dyshe bëhen në disa prej vendeve më sugjestive të Shqipërisë, ku spikat Llogaraja. Kjo video ofron një shije të kësaj eksperience duke filluar nga majat me borë e duke përfunduar mbi bregun e Jonit! Gjithashtu, përreth Tiranës realizohen disa nga fluturimet më të preferuara, por ka edhe shumë vende të tjera që mund të diskutohen bashkarisht me instruktorët përkatës.