Aktivitete malore - Into Albania

Aktivitete malore

Malet shqiptare, me majat impresionuese, fshatrat turistikë e peizazhet sugjestive, ofrojnë një nga mundësitë më të mira për të realizuar sporte apo aktivitete malore në natyrë. Tek sa Shqipëria është e mbushur me destinacione ku mund të kesh një përvojë ngjitjeje mbresëlënëse, ne po ju paraqesim disa nga rrugëtimet më të preferuara nga vizitorët.

Hiking (Ecje dhe Ngjitje)

Në krye të listave gjendet gjithmonë hiking në Valbonë e Theth! Falë pozicionimit të këtyre dy destinacioneve në mes të Alpeve Shqiptare, dhe lidhjes së luginave përmes Qafës së Valbonës në lartësinë e 1800 metrave mbi nivelin e detit, me mijëra turistë zbulojnë çdo vit mrekullitë natyrore të Valbonës dhe Thethit përmes ngjitjes.

Disa nga turet për hiking që ofrohen në këto dy destinacione: Discover Albania, AlbaniaAdventure, JourneytoValbona, OutdoorAlbania, AlbanianTrip, Zbulo, Tourradar.

Bjeshkët e Namuna, shtëpia e miteve dhe historive folklorike interesante, ku lartohen disa nga majat më impresionuese të Shqipërisë, ofrojnë një natyrë spektakolare ku mund të bësh hiking. Zakonisht turet ofrohen bashkë me Valbonën dhe Thethin, dhe lidhen në një udhëtim që zgjat për disa ditë. Klikoni këtu për më shumë: Lonely Planet, Walks WorldwideOutdoorAlbania.

Hiking, Mountain

Hiking në Shqipëri, © Fation Plaku

Turet e Çiklizmit

Alpet Shqiptare, me madhështinë e format e tyre, apo legjendat e mitet që ende duket sikur fshihen aty, janë një nga destinacionet më joshëse për turistët. Të pedalosh me peizazhet e rralla të Bjeshkëve të Nemuna, me ajrin e pastër që duket sikur të rigjeneron mushkëritë, e të ndalosh në bujtinat mikëpritëse, është një përvojë që nuk duhet ta humbisni për asnjë arsye nëse jeni të rrahur me pedalimet impenjative.

Për të zbuluar më tepër mbi turet e veriut, kliko në një nga emrat e mëposhtëm:
CycleAlbania, XploreAlbania, Tourradar.

Turi i Ski-Alpinizmit

Kompania AlbaniaAdventure ofron një program krejt unik ku ndërthuret eksplorimi i Malit të Korabit dhe Luginës së Valbonës, përmes ski-alpinizmit. Vizitoni faqen e turit duke klikuar AlbaniaAdventure.

Mountain, Ski, Alpinism

Turi i Ski- Alpinizmit në Shqipëri,© Fation Plaku

Off-Road – Me makinë 4X4

Nëse ju pëlqen adrenalina që përftohet nga ngarja e makinave 4X4 në terrene sfiduese, programe të ndryshme që përfshijnë veriun dhe jugun do ju mundësojnë të njihni vendin përmes një perspektive krejt autentike. Theth, Rubik, Peshkopi, Librazhd, Pogradec, Përmet, Tepelenë, Jali, Vlorë: këto janë vetëm disa nga ndalesat e parashikuara në tur. Për më tepër kliko këtu.

Rally, Off-Road

Turet Off-Road,© Fation Plaku

Kamping dhe hiking në Tomorr

Nëse zbrisni në hartë, në lindje të Beratit gjendet një nga malet më të njohur të vendit, ai i Tomorit. Përvit me qindra mijëra pelegrinë dhe alpinistë e ngjisin atë që konsiderohet Mal i Shenjtë i Shqipërisë. Tek sa pelegrinët vizitojnë Teqenë e Kulmakut apo Tyrben e Abaz Aliut, alpinistët përfitojnë nga muajt e dimrit për të sfiduar veten duke ngjitur majën e 2416 metrave.

Nëse doni të njiheni me disa nga paketat ku mund të bëni kamping dhe ngjitje në Tomor, kliko këtu.

 

New & Trending

Choose a