Apolonia në Foto - Magjia e Stinës së Pranverës në Parkun Arkeologjik - Into Albania

Apolonia në Foto – Magjia e Stinës së Pranverës në Parkun Arkeologjik

Apolonia është një histori ku kryqëzohen vendet, epokat e kulturat dhe në stinën e pranverës ajo sjell një tjetër freski.

E ndodhur vetëm 10 km në perëndim të qytetit të Fierit, në Apoloni mund të shkosh shume lehtë.Vetëm 15 minuta udhëtim me makinë nga ky qytet, ju do të gjendeni përpara një vendi i cili do ju mahnisë jo vetëm për nga natyra, por edhe historia.

Apollonia është nazike, delikate, e plot mistere. Të shumta kanë qenë zbulimet në këtë zonë, jo vetëm Leon Rey, tashmë legjendare, që i tregoi rrugën për zbulimin qytetit antik, por edhe konsulli Pouqueville francez i Ali Pashait, edhe studiuesja udhëtare Edit Durham britanike e dashuruar me shqiptarët e deri te Puzanova ruse e arkeologët shqiptarë të paçmuar, të cilët me dokumentimin e tyre kanë lenë shumë gjurmë.

Të harruara nga koha por jo të shkatërruara prej saj, rrënojat dhe monumentet e qytetit, që në kulmin e lulëzimit të tij numëronte plot 60 mijë banorë e për të cilin shkruante dhe Ciceroni, janë një nga atraksionet më të rëndësishme turistike në Shqipëri. 

Falë monumenteve e rrënojave të shpërndara në kodrat e Parkut Arkeologjik (më i madhi në Shqipëri), do të prekni nga afër shkëlqimin e periudhës helenistike dhe romake.

Valbona Lasku na sjell magjinë e kësaj stinë në Parkun Arkeologjik të Apolonisë dhe ne do të dëshironim të ndanim me ju pak nga kjo margaritar që ne me të drejtë mburremi.  

Parku Arkeologjik i Apolonisë, foto Valbona Lasku

New & Trending

Choose a