Arben Bajo, Artisti që i Jep Jetë Skulpturave - Into Albania

Arben Bajo, Artisti që i Jep Jetë Skulpturave

Nëse skulpturës do t’i jepnim një përkufizim, mund ta quanim artin e inteligjencës, siç e përshkruan edhe Pablo Picaso. Edhe në Shqipëri ky lloj zhanri sigurisht ka kaluar fazat e veta të zhvillimit të inteligjencës, me emrat të njohur të cilët kanë lënë gjurmë në historinë e artit Shqiptar.

Arben Bajo si një ndër zërat e rëndësishëm të skulpturës, e nisi rrugëtimin e tij në fund të viteve ’80 dhe skulptura e tij guxoi të ishte ndryshe në ato kohë.  Në shumëdimensionet e tij, karriera e një skulptori ngrihet në kohë, në tema të përzgjedhura në përditshmëri, si edhe në shtigje që të hapin rrugën e ndjesive të reja.

Pikërisht përvoja e gjatë artistike e Bajos, e cila ndërthuret bukur me gjuhën e artit dhe të jetës, bëri që t’ia besonin atij realizimin e skulpturës së mitit të muzikës shqiptare Vaçe Zela. Me mjeshtëri ai ka arritur të gdhend në përjetësi këtë figurë të dashur të popullit shqiptar. Ashtu siç e shpjegon vetë Bajo e gjitha kjo u realizua falë Luan Manahasës, i cili donte që Vaçja të ishte në vendlindje. I frymëzuar nga kënga “Moj e bukura Arbëri” dhe nga kujtime personale familjare më Vaçe Zelën, Bajo e sjell atë të ulur me kitare në duar, e më një vështrim të paqtë sikur do të flasë.

Skulptura e Vaçe Zelës, realizuar nga Arben Bajo. Burimi i fotos: Bashkia Lushnje

Arben Bajo është autor i një sërë skulpturash të personaliteteve nga fusha të ndryshme, të vendosura në hapësira publike si: At Zef Pllumi në Shëngjin, Asim Zeneli në Gjirokastër, Lef Noci në Elbasan, etj. Për të, e rëndësishme është procesi para realizimit të skulpturës, sa më shumë informacione dhe materiale të kesh për personazhin aq më e arrirë del vepra.

Gjatë gjithë krijmtarisë së tij Arben Bajo njihet si skulptor figurtiv, por me një këndvështrim bashkëkohor. Ai numëron nëntë ekspozita personale e të pafundme kolektive dhe ajo që vërehet mësë shumti në veprat e tij janë mesazhet që përcjell për humanizmin.

Në studion e tij i rrethuar nga portretet e shumta, nudot femërore, si edhe nga personazhet mitologjik, nuk e ke të vështirë të kuptosh që gjinitë e tij të preferuar janë pikërisht ato. Me skulptura të gjalla plot jetë ato duket sikur duan të të flasin.

Në raftet e studios gjen portretet e shumë personazheve të njohur si Gazmend Leka, Dhimitër Anagnosti, Timo Flloko, Muharrem Fejzo, Orion Shima etj.

Momentalisht Arbeni po merret me punimet e fundit të ekspozitës së rradhës. Ashtu siç shprehet ai, ende nuk ka një titull sesi do të quhet ekspozita, por e gjitha rrotullohet në rrugëtimin e njeriut dhe në qëndër të saj janë personazhet mitologjik.

New & Trending

Choose a