Aromë Tradite - Shija Unike e Bujtinave Shqiptare - Into Albania

Aromë Tradite – Shija Unike e Bujtinave Shqiptare

Për t’i dhënë një tjetër ridimensionim rutinës tuaj të përditshme, për të shijuar aromën e traditës, me receta tipike shqiptare, agroturizmet shqiptare janë idealet.

Të pasura me aktivitete, nga të cilat merrni dhe eksperiencat unike që ato ju ofrojnë mbeten zgjedhja e çdo sezoni.  IntoAlbania ju njeh me disa nga bujtinat më të mira që ka Shqipëria.

Kantina Enol është një bujtinë e ngrohtë e familjare e vendosur në Prezë dhe është idealja për të kaluar fundjavat ndryshe. E pozicionuar në mes të gjelbërimit, prej disa vitesh ajo është kthyer në destinacionin perfekt për t’u larguar nga zhurma e qytetit dhe për të shijuar qetësinë dhe ajrin e pastër. Me një kuzhinë tradicionale, si edhe me aktivitetet, si vizita në vreshta, ecjen në zonën përreth, do t’ju dhurojë tjetër shije qëndrimit tuaj. Për rezervime klikoni këtu.

Agroturizëm Hylli Dritës i pozicionuar në Troshan të Lezhës, dita-ditës po e kthen këtë zonë në një destinacion turistik mjaft të pëlqyer. Bujtina do t’ju mahnisë me kombinimin e recetave sa autentike të zonës, me ato italiane të sjella me plot dashuri dhe profesionalizem nga shefi i kuzhinës. Ndër të tjera mund të shijoni eksperiencat unike që kjo bujtinë të ofron, që nga klasat për të mësuar sekretet e recetave të zonës së Zadrimës, si edhe shëtitjen në pjesën historike, apo edhe në fermën e Hyllit të Dritës. Për rezervime klikoni këtu.

Agroturizëm Devin do t’ju dhurojë të tjera ngjyra fundjavës tuaj, me peizazhet mahnitëse të natyrës që e rrethon. E pozicionuar në Qerret të Pukës, Marije Shkjau, e zonja e bujtinës do t’ju bëjë pjesë të një sërë eksperiencash, dhe do t’ju prezantojë zonën në një tjetër dimension. Në këtë agroturizëm ju mund të bashkoheni me zonjën e shtëpisë dhe të realizoni recetat e veçanta që ajo përgatit. Kjo është një bujtinë tipike familjare që do ju mahnisë me shijen e jetës së fshatit. Për rezervime klikoni këtu.

Agroturizëm Hupi është një kullë mbi 200 vjeçare, e pozicionuar vetëm 7 km larg Bulqizës. Bujtina Hupi është e rrethuar nga një natyrë fantastike që të dhuron një panoramë qetësuese për shpirtin. Me një stil krejtësisht autentik, e me hapësirat e bollshme kulla Hupi është vendi tipik për të shijuar natyrën, ushqimet e freskëta dhe plot shije, si edhe për të fiksuar në memorien tuaj momente të veçanta kënaqësie. Për rezervime klikoni këtu.

Agroturizëm Gjepali sjell me finesë recetat e përgatitura nga shefi i kuzhinës Fundim Gjepali, në agroturizmin e tij, në vendin e të parëve, në Shijak. Përveç peizazhi piktoresk, ju mund të shijoni, jo vetëm gatimet nga duart e shef Fundimit, por edhe të degustoni etiketat e ndryshme të verave shqiptare që ndodhen në kantinën Gjepali. Por mos anashkaloni dhe aktivitetet që ky agroturizëm ju ofron, të cilat do ju bëjnë të dashuroheni me këtë zonë. Për rezervime klikoni këtu.

Agroturizëm Alpeta e pozicionuar afër fshatit Roshnik të Beratit, të ofron një qetësi dhe energji që vështirë të largohesh. Mes shijimit të verës që vjen nga kantina e shtëpisë tek gatimet tradicionale të zonës, kjo bujtinë ju mundëson edhe eksplorimin e Beratit në të gjitha dimensionet. Jo vetëm të njiheni me qytetin si pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, por të shijonin dhe natyrën e pasur, e cila t’i mbush mushkëritë me ajër të pastër. Për rezervime klikoni këtu.

Agroturizmi Rruga e Mullirit e gjeni në Reç të Malësisë së Madhe. Vizita në këtë bujtinë është një shkëputje totale sa nga kaosi urban, aq edhe nga streset e punës. Mes aktiviteteve të shumta që nga mbledhja e fruta-perimeve të stinës në oborr, tek eksplorimi i shtigjeve interesante përreth, ju mund të shijoni edhe gatimet e të zonjës së shtëpisë e cila do të përgatisë për ju receta autentike të zonës. Për rezervime klikoni këtu.

Agroturizëm Marku vetëm 15 km larg Shkodrës, në fshatin Ganjollë të Gurit të Zi, ju pret një fermë familjare me një ambient të ngrohtë dhe intim, që ju mundëson një përvojë krejt të veçantë. Përveç kujtimeve të mrekullueshme për gjithçka që do të bëni aty, do të merrni me vete edhe një përvojë të paharrueshme të thurjes në tezgjah. Për rezervime klikoni këtu.

Agroturizëm Shega një oaz paqeje ku mund të shijoni produktet e freskëta lokale, mes tyre dhe shegën, frutin nga të cilën bujtina ka marrë emrin. E pozicionuar jo shumë larg Shkodrës, bujtina ofron një ambient komodë dhe të qetë larg zhurmave të qytetit. Eksperienca në këtë bujtinë bëhet edhe më interesante në saj të aktiviteteve që ofron i zoti i bujtinës. Nuk ju mbetet gjë tjetër vetëm të bëheni pjesë e kësaj përvoje. Klikoni këtu për rezervim

Agroturizëm Lajthiza e Vogël është një ambient i ngrohtë familjarë, ku ju mund të shijoni aromën e qyteti dhe të fshatit pasi bujtina pozicionohet jo shumë larg qytetit të Pukës. E rrethuar nga gjelbërimi e kodra të ulta i dhurojnë kësaj zone një atmosferë qetësie. Përveç aktiviteteve në fermë keni mundësinë të njiheni edhe më shumë me destinacionet përreth qytetit të Pukës. Për rezervime klikoni këtu.

New & Trending

Choose a