Arsyet Pse Anglezët Janë të Dashuruar Pas Shqipërisë - Into Albania

Arsyet Pse Anglezët Janë të Dashuruar Pas Shqipërisë

Vitet e fundit Shqipëria ka hyrë në listën e vendeve të preferuara të turistëve anglezë. Kjo vërehet edhe nga fakti që shumë portale e bloge të njohura turistike ftojnë të vizitojnë Shqiperinë për shumë motive.

Daniel Ross, anglezi që menaxhon blogun “The Points Guy” tregon eksperiencën e veçantë të pushimeve në Shqipëri. Ai rendit 5 arsyet pse duhet të vizitohet Shqipëria në 2020-ën. Mes plazheve të bukura, motit perfekt, çmimeve të lira dhe shijeve unike në ushqime, Shqipëria vijon të mbetet një vend që ja vlen të eksplorohet.

Plazhi i Pasqyrave në Sarandë. Foto nga Egzon Bytyqi https://www.instagram.com/egzonbytyqiphoto/

Riviera shqiptare është gjithmonë më intriguesja dhe portali anglez përzgjedh Ksamilin si më mahnitësin. “Me ujin e pastër si kristal, shumë mirë plazhet e tij mund të krahasohet me Karaibet”. Përveç natyrës me peizazhet mbreslënëse Daniel pëlqen të nënvizojë faktin që Shqipëria është vendi tipik ku ju mund të konsumoni ushqimin e freskët dhe të lirë. Në këtë guidë ju mund të gjeni nga restorantet me gatimet më tradicionale si fërgesën, tek lokalet e thjeshta që shërbejnë kërnackat shqiptare. Jo vetëm aq, por edhe baret e natës, ku mund të konsumoni ndonjë gotë alkool me çmim të lirë.

Ksamil
Ksamil, Sarandë, © instagram.com/krisssich/

Në fund Daniel shprehet se “Nuk kam çfarë të them asgjë të keqe për Shqipërinë! Nëse jeni në kërkim të pushimeve të lira, me ushqime të shijshme e peizazhe mahnitëse, atëherë prishini të gjitha planet që kishit për të shkuar me pushime në Marabella, dhe ejani në Shqipëri. Më besoni nuk do të zhgënjeheni!”

Për të lexuar artikullin e plotë në origjinal klikoni këtu.

New & Trending

Choose a