Art në Karantinë - Helidon Haliti Çel Ekspozitën e Parë Virtuale - Into Albania

Art në Karantinë – Helidon Haliti Çel Ekspozitën e Parë Virtuale

Karantina ka sjellë metoda shumë interesante të komunikimit me publikun. Dhe një metodë sa e veçantë dhe unike, është dhe nisma e piktorit Helidon Halitit, i cili çeli ekspozitën e parë online. Kjo ekspozitë virtuale e kuruar nga Helidoni sjellë koleksionin që artistët e mëdhenj të akuarelit kanë lënë ndër vite në Shqipëri.

Pjesë nga ekspozita virtuale e Helidon Halitit. Burimi: Helidon Haliti

IntoAlbania realizoi një bisedë në distancë me Halitin, ku ndër të tjera ai ka theksuar se “Artisti ka një moment të jetës, që quhet ngujim. Madje ky është një proces tejet agresiv, pasi në momentin e pamundësisë për t’u ngujuar artisti ndihet nervoz, por në momentet që vetëngujohet ndihet absolutisht i vetëdijshëm për atë që bën sepse duhet një shkëputje pas një akumulimi të thellë. Por në momentin që izolimi ndodh për shkaqe të tjera atëherë ka një nervozizëm të brendshëm,” shprehet Helidoni.

Kjo kohë për shumë artistë ka shërbyer si reflektim, frymëzim, dhe punë intensive krijimi. Të njëjtat ndjesi e kanë mbërthyer edhe artistin Helidon Haliti.

Duke qenë i familjarizuar me mjetet teknologjike, rrjetet sociale, si edhe me mënyrën e mësimdhënies online, ai u ambientua shumë shpejt, madje filloi të ndihej rehat me këtë fazë të re të jetës, kjo për dy arsye siç e shpjegon dhe vetë Helidoni.

‘E para pasi ndihesha i sigurt dhe e dyta, kohën e konsumoja në mënyrë perfekte. Shumë art arrita të realizoja dy javët e para, pambarimisht mund të them. Gjatë kësaj kohës kam qenë në studion time, meditova, pata një dialog shumë të rëndësishëm me vetveten. Sigurisht kisha dhe momentet e mia të nervozizmit, kur kthehesha në shtëpi, ankthi se mos vallë kisha marrë virusin dhe mund t’ia ngjisja familjarëve. Por dalëngadalë me ditët, fillova të ambientohesha dhe menjëherë vizitova chatin e përbashkët të shoqatës së Aukuarelistëve, ku kryesisht mbizotëronin fjalë pesimiste, të tipit çdo gjë është anuluar, gjithë bota u mbyll, e shumë të tjera. Duke mos e pranuar këtë fakt, reagova. Jo vetëm për t’i sjellë pozitivitet këtyre ditëve, por edhe për t’i kthyer në ditë më aktive,’ ka pohuar për IntoAlbania-n Helidon Haliti.

Si President i Shoqatës së Akuarelistëve për Shqipërinë, Helidoni së bashku me artistët e tjerë vendosën që të shpalosin online të gjithë koleksionin që kishin lënë artistët, mjeshtrat e mëdhenj të akuarelit ndër vite, kur vinin në Shqipëri dhe pikturonin live. Helidoni është kujdesur duke i bërë dhe një kurim elegant kësaj ekspozitë të veçantë në llojin e saj.

Para ca ditëve kjo ekspozitë ishte online në facebook-un e Helidon Halitit. Ashtu siç shprehet dhe artisti kjo ekspozitë e veçantë pati impakt të mirë pasi u ndoq nga shumë artdashës. Për të gjithë të apasionuarit kjo ekspozitë do të qëndrojë hapur për dy javë.

Çdo ditë në 10.00 të mëngjesit në faqen e tij të feacebook, Helidoni del online dhe të gjithë të pasionuarit pas këtij zhanri të artit, kanë mundësi të shikojnë këtë ekspozitë virtuale.

Ndërkohë siç thekson dhe vetë Helidoni për IntoAlbanian-n, ai po vijon punën duke krijuar dhe pikturuar pikërisht këto ndienja të brendshme që na ndodhin në këto ditë të çuditshme me këtë armik të padukshëm.

 

New & Trending

Choose a