Arti i Qëndisjes së Lindita Herrit - Artizania që Ruan me Fanatizëm Traditën - Into Albania

Arti i Qëndisjes së Lindita Herrit – Artizania që Ruan me Fanatizëm Traditën

Punimet artizanale janë pjesë e pandashme dhe karakteristikë e vendit tonë. Ruajtja e traditës, pavarësisht ritmit të shpejtë të jetës, ka ditur t’i mbizotërojë kohës. Dëshmi e gjallë janë artizanët e palodhur dhe duarartë që me fanatizëm e sjellin këtë traditë në ditët tona. Punimet e tyre me dorë, përveçse estetikisht të bukura dhe të kuruara, janë edhe të lidhura më kulturën, historinë dhe mënyrën e jetës të të parëve tanë.

Të tilla janë punimet e Lindita Herrit, artizanes krutane, e cila prej mëse 40 vitesh qëndis kostume tradicionale, jelekë, mbulesa dhe jastëk dekorativ. Lindita na tregon se gjithçka nisi kur mbaroi klasën e tetë, ajo vendosi të zgjidhte kursin e qëndistarisë në qytetin e Krujës.  Me pasionin dhe vullnetin e dy zonjave që ua mësonin sekretin dhe teknikat e qëndisjes, Lindita arriti të përvetësonte këtë zanat, të bukur e tërheqës, por siç shprehet ajo, ndonjëherë të lodhshëm dhe jo shumë të vlerësuar.

Qëndisjet e Lindita Herri. Foto nga IntoAlbania

Me kalimin e viteve, Lindita së bashku me shumë artizanë të tjerë të Krujës me vështirësi arritën të mbanin gjallë dhe të vinin firmën e tyre në prodhimet artizanale 100% shqiptare.

“Ndër vite ka qenë e vështirë mbajtja gjatë e kësaj tradite, por bashkë me bashkëshortin, i cili është rrobaqepës, arritëm t’ja dilnim mbanë” shprehet Lindita. Dhe ja ka dalë shumë mirë, pasi një pjesë e punimeve që Lindita realizon shkojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, tek turistë të cilët kërkojnë të marrin me vetë një copëz nga Shqipëria.

Sa hyn në dyqanin e saj ndihet aroma e traditës, me kostumet të cilat në qendër kanë figurën e Heroit tonë, Gjergj Kastriot Skëndebeu, e tek modelet e vjetra të qëndisjes që janë ruajtur me fanatizëm prej saj dhe risillen të përpunuara.

Tek Kostume Popullore Herri, përveç kostumeve me motive të Krujës do të gjeni edhe jelekë e kostume të zonave të ndryshme të Shqipërisë. Të realizuara me fije peri ngjyrë floriri e quajtur gjymyshk, i bën të duken këto kostume, jastëk dhe mbulesa sa më afër origjinales.

Kostum popullor qëndisur nga Lindita Herri. Foto nga IntoAlbania
Kostum popullor qëndisur nga Lindita Herri. Foto nga IntoAlbania
Jastëk dekorativ qëndisur nga Lindita Herri. Foto nga IntoAlbania

New & Trending

Choose a