6 Vendet Mahnitëse në Shqipëri, për të Dashuruarit me Dëborën - Into Albania

6 Vendet Mahnitëse në Shqipëri, për të Dashuruarit me Dëborën

Stina e dimrit, për ata që e dashurojnë dhuron aq shumë ndjenja lumturie. Shqipëria është ndër ato vende që të ofron mrekulli të shumta natyrore dhe të fton të bëhesh pjesë e adrenalinës së turizmit dimëror.

Nëse doni të dini ku mund t’ia kaloni bukur në këtë stinë, ju sugjerojmë listën e vendeve me borë

Valbona

Lugina e Valbonës në bardhësinë e dimrit merr një pamje përrallore. E pozicionuar 25 km larg Bajram Currit, ka dy mënyra si të shkoni në Valbonë. E para përmes Liqenit të Komanit dhe e dyta duke kaluar nga Kosova dhe konkretisht nga Gjakova. Rruga më e bukur sigurisht është ajo me traget, ku keni mundësi të shijoni dhe parajsën e natyrës së kësaj zone. Me të mbërritur në Valbonë do të magjepseni nga bardhësia që rri hijshëm mbi natyrën, nga lartësia e maleve, e nga zhurma e lumenjve të kristaltë. Bujtinat e shumta të ndërtuar në këtë zonë e kanë kthyer Valbonën në një oaz, çlodhës dhe mikpritës. Përveç natyrës ju mund të shijoni dhe gatimet tradicionale të zonës.

Lugina e Valbonës, Tropojë. Foto nga IntoAlbania.

Lugina e Valbonës, Tropojë. Foto nga IntoAlbania.

Lugina e Valbonës, Tropojë. Foto nga IntoAlbania.

Dardha

E pozicionuar vetëm 20 km larg Korçës, është fshati ideal ku zhvillohet turizmi dimëror. Fshati 300 vjeçar me shtëpitë prej guri dhe me kurorat e gjelbërta që vishen me të bardhë në këtë stinë, është gjithmonë një ftesë për ta vizituar. Dardha ka dhe një pistë për ski, ku çdo kush mund të mësojë dhe ata që e dinë të gjejnë hapësirë për ta praktikuar. Në këtë stinë ai është ndër fshatrat më të vizituar. Ndërkohë që flokët e dëborës bien, ku ka më mirë se t’i shijosh ato pranë ngrohtësisë  së oxhakut, duke shijuar dhe një gotë verë apo dhe rakinë tradicionale të zonës.

Dardhë, Korçë. Burimi: flickr.com _amneris_

Dardhë, Korçë. Foto nga IntoAlbania.

Dajti

Nëse jeni në Tiranë dhe nuk e keni mundësinë e lëvizjes, por doni shumë të shijoni disa momente me borë, ju sugjerojmë malin e Dajtit. Gjatë periudhës së janarit bora zbardh majën e malit dhe e bën ndër vendet më të frekuentuara, jo vetëm për banorët e tiranës, por edhe për turistët e shumtë. Në Dajt do të gjeni një park të mirëfilltë aventurash, ku përveç restoranteve panoramike, ecjes në mal, keni dhe shëtitjen me kalë. I pozicionuar vetëm 15 min larg nga Tirana (me teleferik) Dajti mbetet gjithmonë një pikë atraktive për t’u vizituar, sidomos gjatë stinës së dimrit.

Dajti

Mali i Dajtit, Tiranë. Burimi : wikimedia.org Fation Plaku.

Shishtaveci

Me një natyrë të bukur në të gjitha stinët, në dimër Shishtaveci vesh magjishëm vellon e bardhë. I pozicionuar 30 km larg Kukësit, është zona që ka potecialin më të mirë të zhvillimit të turizmit dimëror. Shishtaveci njihet edhe për praktikimin e skive, madje aty çdo Shkurt realizohet dhe Kampionati Kombëtar i Skive. Me bujtinat e shumta përreth zonës, ju mund të shijoni mrekullitë e natyrës, ku Zoti nuk është kursyer.

Shishtavec, Kukës. Burimi: Ski club Shishtaveci

Shishtavec, Kukës. Burimi: Ski club Shishtaveci

Shishtavec, Kukës. Burimi: Ski club Shishtaveci

Voskopoja

Voskopoja ndodhet vetëm 22 km larg Korçës dhe në këtë stinë, sëbashku më Dardhën, është ndër më të frekuentuarat. Gjatë stinës së dimrit është një zonë e mirë për praktikimin e skive. Hotelet e shumta përreth zonës me gatimet tradicionale do ju bëjnë ta shijoni më shumë këtë zonë, jo vetëm për natyrën, por dhe për historinë që mbart.

Voskopojë, Korçë. Burimi: Royal Voskopoje Hotel

Razma

E pozicionuar në mesin e Alpeve  Shqiptare, Razma është gjithmonë një alternativë e mirë për t’u vizituar. Me bukuritë natyrore që të ofron, është një zonë e denjë për shrytëzimin e turizmit dimëror. Me bujtinat dhe hotelet e shumta, ju mund të shijoni një gotë verë të ngrohtë më gështenja të pjekura, duke i kthyer këto netë dimri të ngrohta për shpirtin.

Razëm, Shkodër. Burimi i fotos: Natyral Razma Resort

Razëm, Shkodër. Burimi i fotos: Natyral Razma Resort

Razëm, Shkodër. Burimi i fotos: Natyral Razma Resort

Explore More