Artigiano - Into Albania

Artigiano

Vendndodhje fantastike dhe pjata për çdo shije

Tejet popullor dhe me dy pika në zonat më në modë të Tiranës, është e pamundur t’i shpëtoni pjatave të “Artigiano”-s.

Artigiano është një restorant që kanë zënë rrënjë në rekomandimet lokale. Është pagëzuar nga italishtja me emrin e “Mjeshtrit” sepse menuja është harmonizuar mes traditës shqiptare dhe asaj mesdhetare duke mëtuar të ofrojë gatimin bazik “të duarve”.

Pse kaq popullor?

Restoranti ka një menu mjaft të pasur, e të gjitha pjatat vijnë me cilësinë maksimale dhe plot shije. Që nga pizzat e makaronat, tek sallatat apo llojet e ndryshme të mishit e peshkut, Artigiano përmbush njëlloj të gjitha preferencat.

Disa nga pjatat e “Artigiano”-s. Burimi i fotots: facebook.com/Artigiano.Tirane/

Dy vendndodhje

Restoranti ndodhet në dy pika, të dyja në zonat më të frekuentuara të Tiranës. “Artigiano” i parë, dhe më klasiku, është ai në zonën e ish-Bllokut. Me mure xhami, restoranti është përherë plot, e shërbimi është mjaft i shpejtë, pasi edhe ritmi i zonës është i tillë.

Hyrja e “Artigiano”-s në Bllok. Burimi i fotos: facebook.com/Artigiano.Tirane/

Restoranti i dytë, vila “Artigiano”, është akoma më i kuruar në arredim se i pari. Restoranti paraprihet nga një kopësht i dekoruar këndshëm, ku mbizotëron tulla e kuqe dhe vetrata e cila lejon dritën natyrale në brendësi. Bimësia është një tjetër element zbukurues që e dallon restorantin dhe hijeshon orët e drekës apo të darkës. Restoranti ka edhe një terracë të këndshme që sheh nga rruga kryesore. Mund të drekosh apo darkosh në kopësht, në terracë ose brenda Vilës sipas organizimit të çdo klienti.

Vila “Artigiano” hyrja. Burimi i fotos: facebook.com/Artigiano.Tirane/

Menuja

Sapo mëngjesi ka lëshuar butë duart mbi qytet, në kryqëzimin ku ndodhet “Artigiano” mjeshtrat nisin punën. Buka përgatitet herët, makaronat e freskëta po ashtu, kantina kontrollohet për të bërë përzgjedhjet e ditës, ndërsa shefi bën gati propozimet për të apasionuarit pas ushqimit. Mbizotëron kuzhina italiane dhe mesdhetare, shquan piceria me dinamikën e saj të brumit, triumfojnë pjatat me përbërës të freskët që dekorohen në finale sipas harmonisë mes shijeve dhe erëzave lozonjare.

Burimi i fotos: facebook.com/Artigiano.Tirane/

Vila “Artigiano” ka disa vite që kënaq përshtypjet e klientëve. Gatime tipike shqiptare dhe mesdhetare. Nga byrekët me famë të Shqipërisë tek tavat pikante të mishit. Nga sallatat shumëngjyrëshe tek antipastat delikate apo konservatore me prodhime të shëndetshme. Si gjithmonë në fund, por jo për nga rëndësia është ëmbëlsira e “Mjeshtrit” . Për të apasionuarit vetëm pas brumit të ardhur është piceria. Më e rëndësishme është se çmimet janë të arësyeshme dhe shërbimi në nivele të kënaqshme.

Tortë lime, burim i fotos: facebook.com/Artigiano.Tirane/

 

    Për restorantin në Bllok: rruga "Abdryl Frashëri", Tiranë. Për restorantin e dytë, vilën "Artigiano", pë for the restaurant in Bllok. rruga "Papa Gjon Pali i II". Get Directions

Explore More