Borsh - Into Albania

Borsh

Turizëm Detar

Borsh

Turizëm Detar

Parajsa ka një tjetër emër: Borsh

Mendoni për nuancat më të bukura të blusë së detit, dhe ja ku sapo krijuat në mendje plazhin përrallor të Borshit. Aq i kristaltë sa bëhet i parezistueshëm, aq ndjellës sa të duket se liria përjetohet tërësisht vetëm kur shkel këmbëzbathur guriçkat e bardhë e bëhesh gati të zhytesh në detin e magjishëm Jon. Me erën e këndshme të detit që të mbështjell, e qetësinë absolute të një destinacioni që vazhdon të të ofrojë plot hapësira të virgjëra të paeksploruara, në Borsh çdo turist ndihet si Poseidoni, sikur të jetë ai që zotëron atë det që është vërtet parajsa mbi tokë.

Në Borsh, harrohesh mes detit, diellit dhe gjelbërimit përreth e bashkë me veten, harron edhe streset e jetës. E vetmja gjë që mund tju vër në mendime është zgjedhja e peshkut më të mirë për drekë! Çdo aspekt i Borshit, si nga shërbimet hoteliere e restorantet, ku serviret kuzhinë e freskët deti, si nga çmimet e favorshme në raport me rajonin, kanë bërë që numri i turistëve nga e gjithë bota të rritet çdo vit e më shumë, duke i dhënë një frymë feste këtij plazhi përgjatë gjithë verës. Ofertat argëtuese janë të shumta, nga lundrim me varka të të gjitha përmasave tek sportet e tjera ujore që nuk mungojnë.

Borshi është fare pranë shumë prej plazheve të tjera të bukura të Rivierës Shqiptare, e të shumtë janë ata të cilët vendosin të përfshijnë në turin e tyre ndalesa në të gjitha këto pika.

Sugjerime: Vila Borshi

Kalaja e Borshit

Natyra është treguar shumë bujare me tokën shqiptare. Sikur të mos mjaftonte ky det mahnitës, fare pranë kodrat e gjelbërta i japin edhe më shumë ngjyrë një peizazhi që duket se ka gjithçka të bukur që mund të të japë mëma natyrë. Në një nga këto kodra, 500 m mbi nivelin e detit, gjendet Kalaja e Borshit, e cila daton që në shek e IV – III p.k. Muret rrethuese të kalasë arrijnë deri në 10 m ndërkohë që lartësia e saj shkon në 1.30 m. Në mesjetë, kjo kala njihej si Kalaja e Sopotit, ku përmendet dhe në kujtimet e Ana Komnenës, vajzës së Perandorit të Bizantit Aleksi I Komnenai në vitin 1192. Në përiudhën e Ali Pashë Tepelenës u ndërtua edhe një xhami, që sot është në gjendje të mirë, paçka se minareja është rrëzuar. Me shenjat e dukshme të historisë që mund të preken nga cilido dhe me detin e pafundëm që së largu ngatërrohet me qiellin, koha humbet nocionin e saj e ti mbetesh pa fjalë, duke shijuar githçka të bukur që Borshi të ofron.

Vendndodhja e kalasë: 3 km në veriperëndim të fshatit Borsh. Një rrugicë e ndërtuar vitet e fundit të çon deri në hyrjë të Kalasë.

 

Nga: IntoAlbania

Çfarë ofron Saranda

Të ngjashme

Të rejat

Zhvilluar nga Frakton & Dizenjuar nga project.graphics