Burgu i Spaçit - Into Albania

Burgu i Spaçit

Nga vend tragjik, në vend kujtese

Burgu famëkeq është sot një pikë përkujtimore në nder të shqiptarëve të dënuar nga diktatura komuniste, si dhe një vend-simbol se si e shkuara nuk duhet të përsëritet më.

Të gjithë ata që duan të njohin më mirë të shkuarën e diktaturës komuniste, si dhe të kuptojnë sadopak vuajtjet e të dënuarëve të asaj periudhe, duhet të vendosin dhe Burgun e Spaçit në listën e vendeve për t’u vizituar. Koha që do të kaloni aty është vërtet domethënëse, pasi reflektohen në të vuajtjet e të burgosurve politikë të këtij vendi. Burgu i Spaçit u ndërtua mbi një rrëpirë malore. Sipër tij ndodheshin pesë hyrje që të çonin në minierë, ndërsa i gjithë kompleksi shihte mbi lumë dhe për shkak të relievit ishte krejtësisht i izoluar nga malet përreth.

Burgu i Spaçit, foto nga IntoAlbania.

Historia

Burg-kampi famëkeq u hap në vitin 1968 dhe rezistoi deri dy vite pas rënies së Murit të Berlinit, 1991. Nuk mund të flasësh për diktaturën komuniste në Shqipëri pa menduar rrëmbimthi në ndërgjegje për Burgun e Spaçit, burgun e sigurisë së lartë, ku mbaheshin të dënuarit e cilësuar si kundërshtarë të fortë të rregjimit. Pa simbolikë, mund të cilësohet si “gryka gllabëruese e vdekjes”.

Në rrënojat e mbetura gjen ende gjurmë të vendeve të torturës, zyrave të drejtuesve të burgut, mencës, qelive deri edhe shtegun që të çonte në minierë. Në burgun e Spaçit lindi dhe u shua revolta e të burgosurve në vitit 1973, e cila u shtyp me dhunë nga qeveria e asaj kohe, duke sjellë me vete pasoja të rënda për familjet e të burgosurve që u përfshinë në atë protestë. Aty u burgosën mijëra shqiptarë, mes tyre disidentë të para viteve ’90.

Përkujtimore e revoltës së famshme të Spaçit, foto nga IntoAlbania.

Burgu i Spaçit, foto nga IntoAlbania.

Foto nga IntoAlbania.

Foto nga IntoAlbania.

Kujtesa

Burgu i Spaçit është përfshirë në listën e vendeve që mbrohen, edhe ndërkombëtarisht. Kohët sjellin të tjera vlerësime për ngjarjet dhe objektet. Sot burgu i tmerrshëm është një ndalesë për turistët dhe jo vetëm, të cilët kanë patur elementë të ngjashëm në jetët e vendeve të tyre. Për këtë arsye ndërhyrjet riparuese të kryera në vitin 2017 i dhanë monumentit me histori tragjike, më shumë rezistencë për të qëndruar në kohë.

I vendosur në mesin e një panorame të ashpër malore, nga frëngjitë e mbetura të qelive ndjen ankthin që buronte prej atij vendi ku shpresa për të patur liri nuk u ndrydh kurrë. Sakrifica e njerëzve që provuan dënimin mes maleve të mahnitshëm dhe shijen e hidhur të komunizmit si ndëshkim, do duhet të kujtohet gjithnjë, jo vetëm në nder të tyre, por edhe në mënyrë që e shkuara të mund të përsëritet.

Brenda dhomave të burgut, foto nga IntoAlbania.

Burgu i Spaçit, foto nga IntoAlbania.

Pllakë përkujtimore, foto nga IntoAlbania.

Foto nga IntoAlbania.

Foto nga IntoAlbania.

Explore More