Chefeê: Një surprizë e këndshme në ish-Bllok - Into Albania

Chefeê: Një surprizë e këndshme në ish-Bllok

Doni të ndryshoni ambjent, e të hani një drekë plot shije apo darkë të këndshme në zemër të Tiranës? Lexoni të gjitha arsyet përse ja vlen të shpenzoni kohën tuaj cilësisht te Chefeê!

E hapur vetëm një vit më parë, Chefeê është një restorant që nuk ka dashur të imponohet me bujë, por të presë klientët që do ta zbulojnë vetë. Kjo taktikë ka funksionuar më së miri, pasi të gjithë ata që e vizitojnë, mbeten të surprizuar nga cilësia maksimale e menusë, si dhe ambjenti komod me stil e arredim modern. E njëjta gjë konfirmohet dukshëm dhe në komentet e tripadvisor, ku si pak herë të gjitha votimet për restorantin janë vetëm “ekselent” apo “shumë mirë”.

Burimi i fotos: Chefeê.

Si pjesë e rrjetit “Fresh Garden”, Chefeê ka një filozofi mjaft të qartë: produktet organike të fermës që ka në zotërim kompania duhet të garantojnë një menu plot shije e freski. Gjithashtu, restoranti furnizohet me produktet e tjera vendase apo të huaja që kanë të gjitha markë garancie.

Burimi i fotos: Chefeê.

Menuja

Që nga sallatat e ndryshme, tek antipastat, pastat, rizotot, pjatat me bazë mishi e peshku, apo edhe pizza e ëmbëlsira, menuja vjen mjaft e plotë. Disa nga pjatat më të preferuara janë supë me kërpudha, sallatë çezar apo me ton, kuinoa me perime, taliatele me të zezën e sepjes, fileto viçi me finok, apo fileto levreku me portokall etj.

Burimi i fotos: Chefeê.

Pizza

Restoranti ka dhe një listë të gjatë picash në menu, që nga prosciutto cotto apo philadelphia, tek picat e bardha me tartuf, të përgatitura nga picajolë me eksperiencë.

Ëmbëlsira

Së fundmi, edhe ëmbëlsirat janë një arsye më shumë për të zgjedhur restorantin, pasi crème brulee, sufleja apo ëmbëlsirat e tjera që do të gjeni këtu janë vërtet speciale.

Burimi i fotos: Chefeê.

Adresa: Chefeê ndodhet në rrugën “Brigada e VIII”, Ndërtesa 8, në rrugën përballë Sky Tower. Për më shumë info mund të telefononi në numrin 0675004005.

Explore More