Epitafi i Gllavenicës  - Into Albania

Epitafi i Gllavenicës 

Epitafi i Gllavenicës daton në vitin e largët 1373. Emërtimin “Epitafi i Gllavenicës,” i vënë nga studiuesi Theofan Popa, është bazuar në titullin kishtar që kishte peshkopi Kalist, i Gllavenicës dhe i Beratit. Epitafi është zbuluar në qilarin e një shtëpie të rrënuar në afërsi të qytezës së Ballshit. Gjatësia e epitafit është 212 cm, aq sa gjatësia e një varri të zakonshëm, ndërsa gjerësia 114 cm. Epitafi është qëndisur në një pëlhurë në formë katërkëndëshe, e cila ka një kornizë me gjerësi rreth 14 cm.

Epitafi i Gllavenicës 

Epitafi i Gllavenicës, Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë, foto nga IntoAlbania.

Figura qëndrore e epitafit është Krishti i shtrirë në varr ndërsa hapësira tjetër përreth është e mbushur me figura të tjera ëngjëllore që pasurohen nga lulet prej ari dhe mëndafshi. Epitafi i përkiste kishës së Gllavenicës (Ballshit të sotëm). Dokumentet post studimore treguan se Epitafi u qëndis në mëndafsh të butë me fije argjendi të lara me ar nga murgu Savia, me porosi të Gjergj Arianitit. Historia e udhëtimit të tij zë fill që nga koha kur u qëndis nga dora e murgut Savia më 1373 për kishën e Gllavenicës. Vite më vonë përfundoi në qilarin e një shtëpie në Ballsh, më pas në katedralen “Fjetja e Shën Mërisë” në Kalanë e Beratit dhe në vitin 1981 u vendos përfundimisht në stendat e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.

Vendndodhja: Muzeu Historik Kombëtar

 

    Muzeu Historik Kombëtar, Sheshi Skënderbej Get Directions

Explore More