Folie Terrace - Into Albania

Folie Terrace

Folie Terrace

Vendi ku festohet përgjatë gjithë vitit

Muzikë bashkëkohore, ambjent modern dhe emra të njohur.

Nuk mund të thuash se njeh jetën e natës së Tiranës nëse nuk ke vizituar të paktën një fundjavë Folie-n. Me qindra të rinj mbushin club-in që njihet për muzikën e kohës, teknologjinë e lartë, koktejlet dhe atmosferën e përgjithshme të festës që mbizotëron gjithnjë.

Folie Terrace, burimi i fotos: facebook.com/Folie-Terrace.

Skena

Falë dhe një skene tejet moderne e gjigande, që mbyllet gjatë dimrit e hapet gjatë verës, Folie ja del të jetë plot në të gjitha stinët e vitit. Arkitektura dhe organizimi i Folie është në sintoni të plotë me trendet në skenat e club-eve evropiane, ndaj vizita këtu është një eksperiencë sa shqiptare, aq edhe perëndimore.

Folie Terrace, burimi i fotos: facebook.com/Folie-Terrace.

Muzika

Edhe muzika, është sa vendase aq edhe e huaj, ku do të dëgjoni të luhen këngët që popullojnë klasifikimet shqiptare e ato botërore. Dj e njohur të Tiranës si dj Aldo, dj Sardi, dj Mickey apo edhe të ftuar të njohur nga skena dance evropiane luajnë çdo fundjavë në Folie. Disa nga emrat ndërkombëtarë që kanë performuar këtu janë Axwell, Fedde Le Grand, e plot të tjerë që konsiderohen ndër dj më të mirë në botë.

Atmosfera e Folie Terrace, burimi i fotos: facebook.com/Folie-Terrace.

Klientela

Edhe grupmoshat që e vizitojnë janë nga më të ndryshmet, pasi club-i ka dhe një zonë VIP mjaft të spikatur. Do të gjesh sa 20-30 vjeçarw, aq edhe moshë më madhore.

Folie Terrace, burimi i fotos: facebook.com/Folie-Terrace.

Folie Marine @ Jal Bay

Tek sa Folie Terrace në Tiranë edhe gjatë verës është një pikë takimi për ata që duan të jetojnë jetën e natës, Folie ka dhe një stacion tjetër në jug të vendit, Folie Marine. Pozicionuar në plazhin e Jalit, një nga më të mrekullueshmit në vend, Folie Marine Hotel & Club mishëron më së miri sloganin se “është më tepër se një club”, pasi është një eksperiencë e vërtetë pushimesh verore në Shqipëri.

Lokali është më i frekuentuari përgjatë verës nga të rinjtë, ndërkohë që hoteli i ndërtuar përpara pak vitesh konsiderohet një nga më të mirët e bregdetit shqiptar, ku pavarwsisht çmimeve të kripura, është përherë vështirë të gjesh vende të lira.

Folie Marine, photo source: foliemarine.com.

Nga: IntoAlbania

Çfarë ofron Tirana

Të ngjashme

Të rejat

Zhvilluar nga Frakton & Dizenjuar nga project.graphics