Fresh Garden: Një dyqan dhe restorant ndryshe në ish-Bllok - Into Albania

Fresh Garden: Një dyqan dhe restorant ndryshe në ish-Bllok

Të gjithë ata që frekuentojnë zonën e ish-Bllokut, janë njohur me një realitet të ri që ka zënë vend shumë shpejt në këtë lagje popullore të Tiranës: Fresh Garden. Përmes një dyqani të kompletuar me fruta-perime nga më të freskëtat e të gjithë shumëllojmërinë e produkteve të shtëpisë, si dhe një restoranti të hapur aty pranë, Fresh Garden është një nga markat që po bën diferencën.

Foto nga Fresh Garden.

Koncepti

Ideja mbas “Fresh Garden” është tejet e thjeshtë: të krijohet një hapësirë ku klientët të kenë garancinë se lënda e parë që do të gjejnë është më e freskëta dhe e kontrolluara. Si dyqani, ashtu edhe restoranti, furnizohen nga një hektar tokë në një fshat pranë Tiranës, ku prodhohen domate, speca, kastraceva, e deri në 26 kultura të ndryshme.

Tostë vezë Pouche dhe avocado, vezë, mozzarella. E gjeni në menunë Brunch. Foto nga Fresh Garden.

Restoranti, çmimet dhe shërbimi i dërgesës në shtëpi

Restoranti u krijua fillimisht për t’i shërbyer punonjësve të kompanisë “Fast Tech”, që është pjesë e të njëjtit grupim biznesesh ashtu si dhe “Fresh Garden”, të drejtuara nga Andis Papa. Duke qenë se një pjesë e mirë e produkteve vijnë direkt nga tokat e kompanisë, menuja përditësohet në bazë të prodhimeve të fermës, duke garantuar kështu freski por edhe çmime të pranueshme.

Foto nga Fresh Garden.

Kështu, një sallatë çezar apo me rukola kushton vetëm 220 lekë, pene domate borzilok 150 lekë, fileto pule me arra e pesto 350 lekë, apo rizoto me perime dhe pulë vetëm 270 lekë. Për këdo që frekuenton restorantet e ish-Bllokut, e ka të thjeshtë të bëjë diferencën mes kësaj oferte dhe çmimeve relativisht më të larta të zonës. Menuja e plotë dhe pjatat përditësohen në aplikacionin të shkarkueshëm në celular Fresh Garden Albania, ku ofrohet dhe shërbimi delivery në zyra apo shtëpi.

Dyqani

Në të djathtë të restorantit, vetëm pak metra më tutje gjendet dhe dyqani “Fresh Garden”, një market i kompletuar me gjithçka, që nga produkte tipike të kuzhinës, tek ato të higjienës.

Foto nga Fresh Garden.

Pikë e fortë e marketit janë fruta-perimet, të prodhuara nga vetë ferma e kompanisë, apo të përzgjedhura me imtësi nga prodhuesit e tjerë vendas.

Dyqani ka në dispozicion gjithashtu një furrë buke, që i mundëson të përgatisë e të shesë bukë artizanale të ngrohtë të formave të ndryshme, apo edhe gatime tipike me bazë brumi, si byrek me kungull, spinaq apo djath, ëmbëlsira të ndryshme si strudel me mollë, tarta me fruta, tartë me çokollatë e bajame të pjekura etj.

Furra tek Fresh Garden. Foto nga FG.

Foto nga Fresh Garden.

Foto nga Fresh Garden.

Për t’u njohur si duhet me të gjitha produktet e dyqanit, apo pjatat e restorantit, shkarkoni aplikacionin “Fresh Garden Albania” apo vizitoni rrjetet sociale, si dhe faqen e internetit https://fresh-garden.al/.

Explore More