Gambero Gourmet - Into Albania

Gambero Gourmet

Cilësia e parë e produkteve, fjala e fundit e teknologjisë që përdoret në kuzhinë, dëshira e shefave të kuzhinës për të sjellë më të mirën tek ju por jo vetëm, mbi 140 etiketa verërash të ndryshme përbëjnë luksin e vërtetë në “Gambero Gourmet”. Restoranti ndodhet në zonën me ajrin më të pastër të Tiranës, tek liqeni artificial, i cili ofron për publikun shqiptar një ambient të përsosur e të mirëmenduar në detaje. Pastërtia, rregulli dhe kujdesi i veçantë për klientin janë norma të padiskutueshme. Nëse kërkoni pak më shumë privatësi ju mundëson dhomën “Prive”, një hapësirë e këndshme dhe e plotësuar.

Ambjentet e brendshme.

Foto nga Gambero Gourmet.

Vendi i duhur për të shijuar një ushqim të shijshëm e të gatuar me pasion, të shoqëruar më së miri me një verë të zgjedhur midis etiketave më të njohura italiane, spanjolle e franceze.

Fileto levreku me asparag dhe krem qiqre. Foto nga Gambero Gourmet.

Fileto toni me perime dhe krem lulelakre. Foto nga Gambero Gourmet.

 

Gjoks rose me fruta pyll, lime dhe vaj të aromatizuar me karafil. Foto nga Gambero Gourmet.

Oktapod zgare me pomodorini confi dhe krem bizele. Foto nga Gambero Gourmet.

Antipastë deti krudo. Foto nga Gambero Gourmet.

Mus me çokollatë, salcë me fruta pylli dhe akullore. Foto nga Gambero Gourmet.

Tek ne mund të gjeni dhe vend parkim tepër luksoz për  makinen tuaj me standarde dhe komoditet të nivelit të lartë.

Parkim i restorantit. Foto nga Gambero Gourmet.

Explore More