Ishulli i Sazanit - Into Albania

Ishulli i Sazanit

The Secret Military Base that Became a Top Summer Spot

Dikur një bazë ushtarake, bukuria e këtij ishulli dhe vija bregdetare e pacënuar e kanë kthyer në një destinacion unik veror në Shqipëri. 

Sazani është ishulli i vetëm i përmasave të konsiderueshme në Shqipëri. Ka nje sipërfaqe prej 5.8 kilometër katrorë dhe duket si një copëz e shkëputur nga gadishulli i Karaburunit. Relievi i ishullit dhe i gadishullit shërben si portë hyrëse në Gjirin e Vlorës. Ishulli ka një pozicion strategjik në detin Jon. Legjendat thonë së aty janë zhvilluar beteja të ashpra për ta fituar territorin, madje gjiret e fshehta të ishullit u përdorën nga piratët, për të fshehur plaçkën e grabitur. Çdo periudhë ka lënë gjurmët e veta në ishullin e pabanuar, i cili prej vitit 2017 është çelur si destinacion turistik për turistët.

Foto nga Altin Serani.

Shekulli i XX

Shekulli i XX-të la gjurmët më të dukshme mbi ishull. Gjatë kohës së komunizmit aty u dislokua një bazë e madhe ushtarake e cila komandohej nga një korpus i lartë ushtarakësh. Udhëtimi drejt ishullit ishte i ndaluar për publikun e gjerë, por jo për familjarët e ushtarakëve. Ata ishin banorët e vetëm të Sazanit deri në vitin 1992, kohë kur Shqipëria ndryshonte rrënjësisht sistemin politik të qeverisjes.

Jeta në Ishull

Jeta në ishull para viteve ’90 mori trajtat e një qyteti të vogël por të rrethuar nga uji. Gjurmët janë edhe sot si dëshmi e padëmtuar, duke shfaqur një atraksion të mrekullueshëm turistik. Porti i vogël i Sazanit u ndërtua gjatë pushtimit të italianëve pas Luftës së Parë Botërore dhe u zgjerua nga rusët në vitet 1960 duke i dhënë karakterin e një porti ushtarak. Ndërtesat e banimit, kopshti i fëmijëve, spitali dhe shkolla u ndërtuan gjatë kohës së komunizmit. Godinat janë edhe sot të rrethuara nga një bimësi e harlisur të cilën nuk e dallon nga larg. Vetëm kur zbret në ishull kupton se ky reliev kodrinor nuk është i zhveshur.

Sazan Island, Cave, South Albania, Vlora

Foto e realizuar nga Fation Plaku.

Misteret e Ishullit

Përveç gjireve të mrekullueshme për të bërë plazh, Sazani është burim i legjendave për mistere të fshehura. Ndoshta burimet e legjendave të tilla janë tunelet e shumta që përshkojnë Sazanin nëntokë. Vizitat në ishull janë të organizuara nga operatorë të ndryshëm turistikë të Vlorës dhe zhvillohen nga Maji deri në mesin e muajit Tetor të çdo viti.

Explore More