Kalaja e Lëkurësit - Into Albania

Kalaja e Lëkurësit

Kalaja e Lëkurësit vështron mbi qytet dhe pamja prej saj është vërtet e mrekullueshme! Fortesa ka planimetri të rregullt me kulla që ruajnë krahët e saj.  Kalaja është rindërtuar për të rikuperuar shenjat e vjetërsisë dhe është përforcuar për t’i qëndruar të ardhmes. Në fortesën mbrojtëse që daton në shekullin e 16-të, dikur qëndronin ushtarë që mbronin fillesat e vendosjes së perandorisë osmane në këtë pikë jugore të Shqipërisë.

Kalaja e Lëkurësit, Sarandë, foto nga IntoAlbania.

I gjithë pozicioni i kalasë është straegjik sepse duket sikur ruan kodrinën nga lëvizjet në det. Prej kalasë mund të vështrosh si në asnjë pikë tjetër shtrirjen e Sarandës, Korfuzit, si dhe të shijosh ngjyrat e perëndimit apo dritat e qytetit në mbrëmje.

Kalaja e Lëkurësit, Sarandë, foto nga IntoAlbania.

Kalaja e Lëkurësit, Sarandë, foto nga IntoAlbania.

Kalaja e Lëkurësit, Sarandë, foto nga IntoAlbania.

Autorësia e fotos: Egzon Bytyqi, instagram.com/egzonbytyqiphoto.

Për hartën kliko këtu.

    Kalaja e Lëkurësit (Castle of Lëkursi), Saranda Get Directions

Explore More