Kalaja e Lezhës - Into Albania

Kalaja e Lezhës

Kalaja e Lezhës e ngritur para lindjes së Krishtit

Kalaja e Lezhës, e ndërtuar mbi një kodër prej së cilës vëzhgohen pamjet e lumit Drin, qytetit të Lezhës dhe detit Adriatik, është një prej monumenteve kulturorë e historikë më interesantë për tu vizituar. Historia e kalasë mbetet e pandashme nga qyteti mbi të cilin ajo mbizotëron. Aty, gjurmë të arkitekturës ilire, romake, bizantine dhe osmane bashkohen për të dëshmuar qytetërimin e lashtë të kësaj zone.

Të fshehtat e Lissusit lindin mbi rrënojat e Akrolisit antik, duke fituar karakterin e një qëndre qytetare. Në arkitekturën e fortesës së gurtë të gjitha qytetërimet lanë gjurmë me të parët Ilirët, duke filluar nga shekulli i III-të para Krishtit. Më pas Bizanti gdhendi, në vitin e largët 592, riparimet pas djegies së inkursioneve sllave. Disa dekada më vonë, ishin Venedikasit (1440-1451), të cilët i dhanë formën që Kalaja mban edhe sot e kësaj dite. Ndërtimi i mureve në shekullin e IV-ët para lindjes së Krishtit ishte meritë e Dionisit, Tiranit të Sirakuzes. Restaurimi i fundit daton në 1521, në kohën e Sulltanit Sulejmanit, pasi kalaja u dogj nga vetë lezhianët për t’ i shpëtuar sulmeve osmane. Kur Sulejmani kuptoi rrezikun që i vinte nga Venecianët dhe kryengritësit shqiptarë, ai urdhëroi rindërtimin e kalasë duke ngritur muret e reja mbi ato veneciane.

Koha la deri vonë gjurmë në Kalanë e Lezhës. Ato ishin pllaka mermeri me basoreliev të cilat fatkeqësisht u plaçkitën në fillim të Luftës së Parë Botërore. Në njërin basoreliev paraqitej shqiponja me një gjarpër nën kthetra, tjetra paraqiste një luan të Shën Markut (venecian) dhe tek e fundit ishin dy shenjtorë me një kryq të stilizuar. Pllakat i përshtateshin portës hyrëse të Kalasë, vend ku më pas u vendos pllaka osmane që tregonte për rindërtimin nga osmanët.

Fortifikata dominon horizontin ndërsa nën hijen e saj gjallon Lezha. Qyteti pret vizitorë, të cilët i sjell kureshtja për historinë, legjendat e kryengritësve shqiptarë, jehona e bashkimit të tyre nga Heroi Kombëtar Skënderbeu, gatimet dhe zejtaria me famë e lezhianëve. Të kujtohet thëniea e Ana Komnenës për Lezhën: “Një kështjellë në ajër, syri i djathtë i Durrësit”.

    Prill-Shtator, Çdo ditë 09:00 - 19:30 Tetor- Mars, Çdo ditë 08:00 - 16:00
    Rruga "Varosh", Lezhe Get Directions
    1.5 Orë

Explore More