Kisha Katolike “Shën Luçia” - Into Albania

Kisha Katolike “Shën Luçia”

Kisha shekullore e besimit dhe patriotizmit

Kjo kishë është mjaft intime dhe e thjeshtë në dukje, dhe është kisha kryesore për banorët e besimit katolik në Durrës.

E ndërtuar në vitin 1909, kisha “Shën Luçia” ka vetëm pak vite që është restauruar. E ndërtuar shumë pranë sheshit qendror të Durrësit, sot është “shtëpia” kryesore e besimit për besimtarët katolikë të qytetit.

Hyrja e Kishës Katolike “Shën Luçia”, foto nga IntoAlbania.

Arkitektura 

Dritaret e harkuara përcjellin më së miri dritën në të gjitha ambjentet e kishës. Guri është elementi dominues i mureve, ndërkohë që tavani prej druri e kthen atmosferën në mjaft intime.

Brenda ambjenteve të kishës. Foto nga IntoAlbania.

Tavani prej druri tek Kisha “Shën Luçia”. foto nga IntoAlbania.

Vlerat historike 

Kisha njihet dhe për vlerat e saj historike, pasi këtu meshonte kleriku Dom Nikollë Kaçorri, një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, si dhe zv.kryeministri i parë i Shqipërisë. Për këtë arsye dhe ambjentet e kishës përgjatë atyre viteve ishin kthyer në një strehë të vërtetë të takimeve patriotike, që kulmuan dhe me ngritjen e flamurit kombëtar në Durrës në 26 nëntor të 1912.

    Rruga Dom Nikoll Kaçorri, Durrës Get Directions

Explore More