Kulla e Mic Sokolit  - Into Albania

Kulla e Mic Sokolit 

Një simbol i rezistencës historike

Kulla e Mic Sokolit në fshatin Bujan, përgjatë rrugës që të çon në Bajram Curri. Ndërtesa tre katëshe konsiderohet simbol i trashëgimisë historike dhe kulturore të banorëve të Tropojës. Ajo është ndërtuar nga fundi i shek. XVIII dhe i përket tipologjisë së banesave të Malësive. Në këtë kullë lindi dhe u rrit Mic Sokoli, një nga emrat e shquar të historisë kombëtare, i cili me 22 prill të vitit 1881 dha jetën në mënyrë heroike. Ndërtesa është shpallur monument kulture në vitin 1978. Aspektet muzeale të ekspozuara në stendat e kullës janë dëshmi të rezistencës së banorëve të zonës kundër pushtuesve të huaj. Kulla paraqet një ndërtim në formë prizmi prej guri ku nuk mungon përfshirja aty ku duhet e materialit të drurit. Çatia është në formën e piramidës katër faqëshe. Kuriozitet përbën numri I madh dritareve të vogla që janë shpërndarë në të katër anët e ndërtesës.

Explore More