Mali me Gropa - Into Albania

Mali me Gropa

Natyrë e paprekur dhe pamje që të mbesin në mend

Jo larg Tiranës gjendet një destinacion i veçantë ku mund të bëhet ecje në natyrë teksa shijohen pamje fantastike.

Monumentet natyrorë të lëjnë përherë pa fjalë nga madhështia dhe kreativiteti që natyra ka treguar tek sa i ka konceptuar përgjatë periudhave të ndryshme kohore. Një prej këtyre monumenteve është dhe Karsti i Malit me Gropa, që ndodhet vetëm dy orë larg me makinë nga Tirana.

Pamje Mbresëlënëse

Gropat e shumta, prej nga rrjedh edhe emri i malit, u krijuan nga procesi i gjatë i tretjes në ujë të shkëmbinjve gëlqerorë. Këto gropa me diametër që shkon deri në dhjetra metra, krijojnë një peizazh të rrallë natyror, ku pamja që të shfaqet përpara të ngjan me një det plot me valë që ulen e ngrihen, ku në vend të valëve janë shkëmbinj e në vend të blusë së detit mbizotëron e gjelbërta dhe grija e shkëmbinjve. Të tjerë ekspertë preferojnë t’i krahasojnë gropat me hojet e bletëve.

Source: outdooralbania.com.

Burimi: outdooralbania.com

Hiking 

Gropat, hinkat dhe puset karstike që krijohen përgjatë kilometrave, ofrojnë gjatë vitit pamje të larmishme. Pyjet e ahut dhe livadhet e gjelbërta gjatë stinëve të ngrohta i lejnë hapësirë dimrit me dëborë. Të shumtë janë ata që zgjedhin të bëjnë hiking në këtë mal përgjatë gjithë vitit, në mënyrë që ta shijojnë në të gjitha format dhe ngjyrat e tij. Në youtube apo rrjetet sociale do të shihni plot video të realizuara nga të apasionuar pas hiking, të cilat do ju bëjnë të programoni menjëherë  një udhëtim në këtë mal. Për destinacione të tjera natyrore të ngjashme për ecje dhe ngjitje në Shqipëri, klikoni këtu.

Maja më e lartë është Maja e Mcekut, që arrin 1847,3 metra mbi nivelin e detit. Përgjatë dimrit mali mbulohet nga dëbora, dhe pavarësisht mungesës së një infrastrukture për ski, ata që kanë pajisjet e duhura mund të shijojnë terrenin e përshtatshëm për të praktikuar sportet dimërore.

Pyjet dhe Natyra

Edhe ekosistemi i malit përbën interes falë shumëllojshmërisë së bimëve apo kafshëve si ujku, dhelpra, lepuri, apo plot shpendëve e zvarranikëve të tjerë. Tek tuk, mund të shikosh dhe disa mini liqene apo pellgje të mrekullueshme uji, që ngjajnë si të ishin sytë e malit që sheh veshjen e radhës që i është qëndisur nga moti.

Tur: Për të zbuluar më tepër mbi turet përkatëse që të shpien aty kliko këtu.

    Duke ndjekur rrugën Tirana-Dajt-Bizë. Get Directions

Explore More