Mjeshtri i drurit Anastas Petridhi - Into Albania

Mjeshtri i drurit Anastas Petridhi

Në Qafën e Pazarit takon Anastas Petridhin, mjeshtrin që ka mësuar të zbukurojë drurin. Çdo vizitor që hyn në zejen e tij e gjen me punë në dorë. Një pllakë e papunuar në pishë të butë ose në dru ahu, po bëhët gati prej duarve të mjeshtrit të marrë një formë mbresëlënëse me frymëzim Gjirokastrën dhe jo vetëm. Anastasi e ka fituar zanatin e gdhendësit të drurit në moshë të re para viteve ’90 kur punonte në ish “Ndërrmarrjen Artistike” të qytetit. Mbi pllakëzat e gdhendura në forma dhe prerje të ndryshme mjeshtri lë të shkruar një emër ose një dedikim duke përdorur teknikën e pirografisë. Begu është mjeti modest që modelon me tel të nxehtë mbi dru formën e kërkuar nga turistët. Në vitin 2009 Anastasi u bë fituesi i parë për punimet e drurit në Shqipëri duke krijuar një traditë të mirë të zejtarisë në qytetin e gurtë.

Mund të gjeni video të mjeshtrit këtu: Report TV, VizionPlus.

 

Explore More