Mulliri i Bajram Currit - Into Albania

Mulliri i Bajram Currit

Në rrjedhën e ujërave të Valbonës 120 vite më parë është ngritur një mulli që quhet Mulliri i Bajram Currit ose siç thuhet nga vendasit Mulliri i Currit. Mulliri me vlera kulturore e historike është vetëm 4 kilometra larg qytetit të Bajram Currit dhe rrethohet nga një natyrë mahnitëse. Ndertesa e vjetër është dy katëshe dhe për studiuesit cilësohet tipike për modelin e arkitekturës së vjetër të zonës. Kati i parë është ngritur mbi tokë dhe dyshemeja mbetet e tillë prej dheu. Pjesa tjetër është tipike strehuese për jetësën e përditshme të banorëve. Mulliri i Bajram Currit u ndërtua falë financimeve të Currit, dhe ndodhet mu pranë Vrellës së Shoshanit, një prej hapësirave natyrore më inspiruese të veriut. Për vlerat e shumta historike e arkitekturore u shpall monument i kategorisë së parë në vitin 1979.

Mbi Kullat e Kukësit

Mulliri i Bajram Currit hyn në listën e kullave të Kukësit të cilat janë dhe një nga elementët më dallues të rajonit verior. Nëse doni të lexoni artikullin tonë të zgjeruar mbi Kullat e Kukësit kliko këtu.

Explore More