Nano Resort - Into Albania

Nano Resort

Shijo më të mirën që natyra afër Tiranës mund të të ofrojë

Mu në të dalë të kryeqytetit, Nano Resort ofron eksperiencën e plotë të natyrës, falë serave, vreshtave, e një ushqimi bio të mundësuar nga produktet e rritura aty. 

Vendndodhja

Resorti është vetëm 13 km larg qendrës së Tiranës dhe do të duhet një udhëtim i shkurtër me makinë për të zbuluar një vend plot hijeshi. Nga çdo këndnisje e Tiranës koha për të mbërritur në destinacion është rreth 30 minuta. Fillimisht dilni nga Tirana në rrugën që të çon drejt Elbasanit. Sapo të mbërrini në rrethrrotullimin e njohur të Qendrës TEG do të duhet të ndiqni rrugëzën që të nxjerr prapa kompleksit tregtar. Pjesa e mbetur është një shteg i mirë rrugor, i asfaltuar plotësisht, i rrethuar nga një reliev i pasur ku dominon ngjyra jeshile; është i vetmi segment për t’u ndjekur, dhe do e gjeni veten shumë shpejt tek Nano Resort.

Nano Resort decor. Burimi i fotos: facebook, @nanoresortbiofood.

Restoranti

Nano Resort është një kompleks i ndërtuar në natyrë dhe për natyrën. Prodhime bujqësore janë të rritura në serat e kompleksit, ku nuk mungojnë vreshtat masive të bardha dhe të zeza. Duke gjerbur kafen apo duke shijuar kuzhinën e prodhimeve të rritura po aty në resort, të duket se je në vendin e duhur për të qënë pranë natyrës dhë të marrësh prej saj gjithë të mirat shpërblyese. Menuja e restorantit është tradicionale shqiptare e pasuruar herë pas here me nuanca të gatimeve kontinentale. Mbi shtrojet e pambukut të thurura sipas traditës shqiptare shërbehen pjata të ngrohta, plot shije e plot ngjyra që vijnë nga prodhimet organike të serave përreth kompleksit.

Pjata tradicionale në restorant. Burimi i fotos: facebook, @nanoresortbiofood.

Natyra

Sytë kullotin vetëm në nuanca jeshile. Hapësirat e kompleksit janë ndarë me shumë kujdes, duke mos cënuar pavarësisnë e sektorit të frutave sezonale, vreshtave të rrushit, shpendëve dhe liqenit të vogël të mjelmave. Për miqtë me katër këmbë dhe për kosheret e bletëve janë rezervuar hapësira të konsiderueshme po ashtu. “Nano resort” është mikpritës edhe nëse ju keni një kafshë të vogël shtëpiake, mos hezitoni ta merrni me vete sepse hapësira është ideale për të gjithë.

Burimi i fotos: facebook, nanoresortbiofood.

Resorti

Resorti është një kompleks që përfshin gjithashtu dhe hotelin. Ndërtimi është i harmonizuar bukur mes kodrave, ullishtave dhe bimësisë së shtrirë në mijëra metra katrorë sipërfaqe. Qëndrimi këtu është vërtet një shkëputje totale nga jeta e zhurmshme e kryeqytetit.

Burimi i fotos: facebook, @nanoresortbiofood.

Explore More