Onufri, i Pari Muze Kombëtar me Audio-Guidë - Into Albania

Onufri, i Pari Muze Kombëtar me Audio-Guidë

Mos e Humbni Thesarin Ikonografik Shqiptar

A e dinit që ekziston një muze në Shqipëri me sistemin digjital të audio-guidës? Është pikërisht Muzeu Kombëtar Ikonografik Onufri në Berat. Kjo audio-guidë, e para që implementohet në një muze shqiptar, vjen në katër gjuhë: shqip, anglisht, italisht dhe gjermanisht.

Onufri Museum

Muzeu Onufri, Berat, foto nga IntoAlbania

Sistemi digjital i audio-guidës

Synimi i audio-guidës është po aq i thjeshtë sa edhe madhor: një etapë e re për muzeologjinë shqiptare. Ky sistem modern sjell informacion të rrëfyer mbi artin dhe ikonografinë byzantine në katër gjuhë. Për 90 minuta, do të keni mundësinë të eksploroni muzeun dhe të vendosni një raport vetjak me veprat! Nisma u financua nga USAID dhe Ambasada Suedeze, dhe u implementua nga Creative Business Solutions, përmes projektit IntoAlbania (falë edhe bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Qendrën Kombëtare të Muzeumeve Berat si dhe Muzeun Ikonografik “Onufri”).

Onufri Museum

Muzeu Onufri, Berat, foto nga IntoAlbania

Mbi muzeun

Brenda Muzeut Kombëtar Ikonografik Onufri ju keni mundësi të njiheni me rrënjët e hershme të kulturës fetare dhe të artit shqiptar. I vendosur brenda Katedrales “Fjetja e Shën Mërisë,” ky muze mban emrin e Onufrit, në nder të piktorit të mirënjohur shqiptar të shekullit të 16-të. Muzeu përbëhet nga 173 objekte të përzgjedhura nga fondi i kishave dhe manastireve të Shqipërisë dhe qytetit të Beratit. Ky muze është një trashëgimi e vyer e krijimtarisë ikonografike, ku do të gjeni vepra me vlerë të periudhës bizantine, si dhe ikona të tjera të rëndësishme që i përkasin ikonografëve shqiptarë të shekullit e XVI-të deri në shekullin e XX-të.

Muzeu Onufri, Berat, foto nga IntoAlbania

Muzeu Onufri

Muzeu Onufri, Berat, foto nga IntoAlbania

Mbi katedralen

Kjo katedrale, e ndërtuar në vitin 1797 në stilin bizantin, është një strukturë dy-katëshe e punuar në gur. Ndodhet në brendësi të kalasë së Beratit e, brenda saj, shquhet ikonostasi i drurit të larë me ar, rrethuar nga objekte të tjera të mrekullueshme të artit mesjetar. Muzeu shtrihet brenda sallës qendrore të kishës, si dhe në disa mjedise të katit të parë dhe të dytë të Katedrales.

Onufri Museum

Muzeu Onufri, Berat, foto nga IntoAlbania

Onufri Museum

Muzeu Onufri, Berat, foto nga IntoAlbania.

    E martë- E shtunë 09.00- 16.00 E dielë 09.00-14.00
    Rrugica Shenb Sofia, Berat Get Directions
    2 orë

Explore More