Pazari i Gjirokastrës - Into Albania

Pazari i Gjirokastrës

Është një nga 8 lagjet më të vjetra të Gjirokastrës, që shtrihet si një rreze poshtë mureve të Kalasë. Pazari i Gjirokastrës është në rikonstruksion të vazhdueshëm për shkak të vjetërsisë dhe statusit monumental që ka në trashëgiminë kombëtare e botërore të Unesco-s. Pazari në formën që ka sot është ndërtuar reth 500 vjet më parë. Fillesat i ka brenda mureve të kalasë që identifikonin qytetin e Gjirokastrës. Me rritjen e popullsisë familjet u detyruan të dalin jashtë mureve rrethuese të kështjellës së Gjirokastrës duke hedhur themelet e para të konstruksioneve tregtare. Vjetërsia e pazarit të Gjirokastrës përmendet në dokumentat e udhëtarëve të njohur të pas mesjetës.

Vendi i quajtur si Qafa e Pazarit është një nga pikat më identifikuese të qytetit të gurtë, që vizitohet çdo vit e më shumë nga mijëra turistë të huaj. Fasadat e shtëpive përreth ofrojnë estetikisht një pamje interesante të ndërtimeve mesjetare, ndërsa dyqanet e shperndara në rrugën e Pazarit ofrojnë shumëllojshmëri objektesh e shërbimesh. Kalldrëmi karakteristik është një nga elementet më të bukur të pazarit që është pasuruar kohët e fundit nga zbulime të ndërtimeve të vjetra nën rrënojat e shtëpive që po restaurohen.

    Qafa e Pazarit, Rruga Alqi Kondi, Gjirokastër Get Directions

Explore More