Pazari i Krujës - Into Albania

Pazari i Krujës

Është një nga zonat më të vjetra të historisë shqiptare. Ndërtimi i pazarit më të bukur dhe tërheqëse të Krujës daton rreth 400 vjet më parë. Ai është një vlerë e padiskutueshme historike-arkitektonike me rrugët me kalldrëm që të drejtojnë për në kala.

E gjithë hapësira është atraksion i veçantë që përmbush më së miri statusin e një zonë jo vetëm tregtare por edhe muzeale. Aty nisi tregtia e lirë e tregtarëve më nam të Krujës që ofronin nga punishtet e tyre lloj mallrash. E pozicionuar në zemër të Krujës, është vendi më me gjallëri. Të duhet një qilim i punuar sipas metodave tradicionale? E gjen në Krujë. Të duhen prodhime bakri të punuara me mjeshtëri nga zejtarët e Krujës? I gjen këtu, në këtë pazar.

Pazari i Krujës. Foto nga IntoAlbania.

Pazari është rritur si perimetër me kalimin e shekujve, duke diktuar për shkak të rëndësisë përhapjen e shtëpive dhe strukturave qytetëse rreth tij.

Pazari i Krujës është ndër të paktët që mban gjallë pjesë të qytetërimit tonë, traditave të hershme dhe që gjithmonë tërheq turistë të marrin me vete një copëz nga Shqipëria.

Për ju që do të shkoni për herë të parë në Krujë, pasi të lexoni këto rrjeshta, jeni në vendin e duhur për të blerë një suvenir antik, një bizhuteri argjendi, ose punime dore që mbeten për të gjithë jetën.

Pazari i Krujës. Foto nga IntoAlbania.

Explore More