Pazari i Ri: Një lagje sa e re aq edhe e vjetër - Into Albania

Pazari i Ri: Një lagje sa e re aq edhe e vjetër

Një ndër lagjet rezidenciale më të vjetra dhe historike në qytetin e Tiranës, Pazari i Ri është i saporinovuar dhe rigjallëruar në vitin e fundit. Shumë prej elementeve të tij tradicionale janë ruajtur ndërsa sheshi është plotësisht i rifreskuar e tashmë ka një pamje të re e moderne. Prejardhja e emrit të lagjes është pazari i frutave e perimeve të freskëta në qendër të sheshit, ku më shumë se 300 fermerë nga zonat përreth vijnë për të shitur produktet e tyre të freskëta. Tregtarët e pazarit mund tju ndihmojnë të gjeni mishin, peshkun, si edhe erëzat më të mira e ata janë, gjithashtu, burimi më i mire i historisë së Pazarit!

Më e veçanta e Pazarit është se kjo lagje e qytetit të vjetër është një pikë funksionale edhe argëtuese si për vendasit ashtu edhe për turistët. Në fakt, është një nga ato vendet e rrallë të cilët me të vërtetë pasqyrojnë karakterin e qytetit. Bare, lokale e restorante të panumërta shërbejnë birrë të freskët dhe kuzhinë lokale, nga niveli më i lartë tek ai i përditëshmi. Mund të zgjidhni qofte zgare apo të uleni në njërin prej shumë restoranteve në shesh. Në çdo rast, çdo mbrëmje këtu duket si fundjavë! Gjatë ditës bëhet pazari ndërsa në mbremje, të gjithë mblidhen me miqtë e tyre në një nga lokalet e shumtë të kësaj zone ku festohet Oktoberfest-i çdo ditë!

E gjithë atmosfera mund të përkufizohet si një rrëmujë e organizuar dhe e lezetshme, një përzierje e të vjetrës më të renë që i jep një energji të veçantë vizitorit. Në një shëtitje rreth zones, duken dyqane të vegjël me objekte artizanale, vende interesante veçanërisht për koleksionistët e objekteve ose librave historik. Në brendësi të sheshit, do të gjeni një bar-butik intim të quajtur Bar Biçikleta. Emri ndoshta i referohet tregtarëve historikë të cilët ngarkonin biçikletat e tyre për në Pazar (ndonëse ka patur edhe tregtarë të cilit leviznin më gomarë deri në vitet 1980!) ose tregut të famshëm të biçikletave. Gjithsesi, ky lokal mbetet një prej vendeve më “in” të momentit.

Duke dalë nga Pazari, në drejtim të qendrës, ndodhet një restorant i vogël i quajtur Oda, një restorantet në Tiranë më të njohur për ushqim tradicional, si dhe Inshanoo, vendi ku bëhet humusi më i mirë në qytet.

Ato që mund të bëni brenda apo rreth Pazarit të Ri nuk kanë fund! Ka ende shumë për të zbuluar kështu që bëhuni gati të kaloni gjithë ditën tuaj aty!

Explore More