Piceri “Pavarotti” – Pica tipike italiane që adhurohet nga të gjithë - Into Albania

Piceri “Pavarotti” – Pica tipike italiane që adhurohet nga të gjithë

Pozicionuar pranë liqenit artificial, Piceri “Pavarotti” ka fituar shumë shpejt një popullaritet të madh, falë picave dhe menusë plot shije, si dhe një ambjenti mikëpritës edhe për familjet me fëmijë.

Nëse doni të shijoni një picë tipike italiane, të gatuar me po të njëjtin pasion, kreativitet, e me të njëjtat produkte të freskëta me të cilat gatuhet dhe në Itali, drejtohuni për tek “Pavarotti”. Edhe pse ende nuk i ka bërë dy vite në treg, ja ka dalë për shumë arsye të fitojë një klientelë mjaft besnike.

Piceri “Pavarotti”, burimi i fotos: instagram.com/pizzeriapavarotti.

Tenori

Piceri “Pavarotti” e merr emrin nga tenori i njohur italian Luciano Pavarotti. Sapo vjen pica në tryezë, Pavarotti duket sikur nis e këndon arian Nessun Dorma, ku spikat pasazhi i njohur “në gojën tënde do ta them”. Ajo që thuhet në këtë rast është pikërisht shija unike e picave, që krijohen me produktet më të freskëta italiane, kombinuar me mjeshtri nga picajolët artistë.

Piceri “Pavarotti”, burimi i fotos: instagram.com/pizzeriapavarotti.

Opera

Opera që serviret sapo hapet sipari i “Pavarottit”, janë picat e shkëlqyera, të cilat vijnë me të gjithë larminë e tyre, me bordet e dukshme dhe bazamentin e hollë, ku i lihet hapësirë të gjitha kombinimeve të mundshme nga picajolët. Përveç picave klasike, nuk mungojnë as ato specialet, si al tartufo, salmon & ricota, alpina bresaola etj, të cilat do t’ju bëjnë të lëpini gishtat.

Piceria “Pavarotti”, burimi i fotos: instagram.com/pizzeriapavarotti.

Piceri “Pavarotti”, burimi i fotos: instagram.com/pizzeriapavarotti.

Dirigjenti

Në krye të kuzhinës qëndron një staf i kualifikuar, që kanë ndjekur për muaj me radhë picajolët e ardhur enkas te “Pavarotti” nga piceritë më me famë në Itali, për t’i dhënë prekjen autentike italiane picerisë. Suksesi i picave të “Pavarottit” ka bërë që picajolët të kenë tashmë ambicie që shkojnë përtej Tiranës, duke na rrëfyer planet e tyre për të marrë pjesë në konkurset e picajolëve më të mirë që bëhen dhe në Itali.

Salla

Ambjentet e “Pavarottit” janë një tjetër surprizë e picerisë. Salla e madhe komode për të rriturit, shoqërohet nga një verandë e këndshme, ku mund të admirohen dhe picajolët tek sa punojnë në kuzhinën moderne. Piceria ka gjithashtu një ambjent të tërë të dedikuar fëmijëve, shoqëruar nga një edukatore që qëndron përherë aty për t’i ndjekur në lojërat e tyre. Prindërit kanë mundësinë që tek sa nga një anë janë duke shijuar picën, të shohin përmes ekraneve në kohë reale se si luajnë fëmijët pak më tutje.

Brenda Piceri “Pavarotti”, burimi i fotos: instagram.com/pizzeriapavarotti.

Salla e fëmijëve, burimi i fotos: instagram.com/pizzeriapavarotti.

Akti i fundit

E kripura aq me shije e picës, duhet të vijë e shoqëruar dhe nga një e ëmbël po me aq cilësi! Specialiteti tjetër i picerisë janë akulloret. Janë plot 22 shije akulloreje të prodhuar me ingredientët më të freskët e të zgjedhur, që kompletojnë rrugëtimin e shijeve te “Pavarotti”.

Akulloret tek “Pavarotti”, burimi i fotos: instagram.com/pizzeriapavarotti.

Gjithashtu, nuk mungojnë dhe ëmbëlsirat e ardhura nga kuzhina e Gambero Gourmet, të cilat janë një tjetër vlerë e shtuar e picerisë. Që nga torta sacher, tek sallamet e çokollatës, sufletë, tartat e ndryshme apo biskotat, do të shihni se ëmbëlsirat janë një tjetër arsye për të ardhur këtu.

Burimi i fotos: instagram.com/pizzeriapavarotti.

Pica Taksi

Eksperienca e “Pavarottit” është lehtësisht e arritshme nga kushdo. Piceria ndodhet në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopështit Zoologjik të Tiranës dhe dy hapa nga Parku i Liqenit. Gjithashtu, piceria ofron dhe një shërbim mjaft të shpejtë taksi, ku pjatat tuaja të preferuara do të jenë vetëm një telefonatë larg.  Mjafton të telefononi në numrat: 044301111 apo 0675444445, dhe picat e shijshme të Pavarottit do të vijnë drejt e në tryezën tuaj.

Pica taksi, burimi i fotos: instagram.com/pizzeriapavarotti.

    Nga e hëna në të diel 07:30 AM - 11:50 PM
    Rruga “Shyqyri Brari”, pranë Kopështit Zoologjik të Tiranës dhe dy hapa nga Parku i Liqenit. Get Directions

Explore More