Plazhi i Rrjollit - Natyra e Pasur Përgjatë Vijës Bregdetare të Velipojës - Into Albania

Plazhi i Rrjollit – Natyra e Pasur Përgjatë Vijës Bregdetare të Velipojës

Në juglindje të Velipojës, shtrihet një fshat i bukur dhe kryesisht i panjohur, Boks-Rrjoll, i cili së bashku me plazhin e tij të virgjër me ujëra të kristalta dhe rërë të mbushur me jod, e bëjnë këtë zonë të adhurueshme.

Rrjolli është një nga ato vendet që përveç vendasve, shumë pak veta e njohin. Ndoshta vendasit do të dëshironin ta mbanin ashtu përgjithmonë, por ne nuk mund të rezistojmë dot, por t’i treguar botës për këtë vend të mrekullueshëm natyror përgjatë bregdetit të Velipojës. Ndër bukuritë e shumta të fshatit, më e goditura është plazhi i tij i virgjër me rërë dhe ujë të pastër si kristali.

Plazhi i Rrjollit, foto ADMZ Shkodër

Plazhi i Rrjollit

Ky plazh ka një shtrirje prej 4 km e cila shtrihet në një zonë me pyll e duna të vogla rëre. Plazhi i “strukur” e deri para pak kohëve i shfrytëzuar vetëm nga banorët e këtij fshati, vitet e fundit është kthyer në përzgjedhje të mirëfilltë të pushuesve. Çdo herë e më shumë njerëzit po synojnë që gjatë pushimeve të shkëputën nga zhurma e përditshme, e për këtë, plazhi i Rrjollit është një zgjedhje shumë e zgjuar.

Plazhi i Rrjollit, foto ADMZ Shkodër

Plazhi i Rrjollit, foto ADMZ Shkodër

Bukuroshja e egër

Pavarësisht se ka fituar pak popullaritet, Rrjolli vazhdon të jetë “i virgjër “ pylli nuk është tjetërsuar dhe shtrihet  fare pranë rërës së pasur dhe në gjërësi të konsiderueshme, ndërsa uji i pastër ku në breg duken qartë gjurmët e përmbajtjes së lartë me jod.  Të ardhurat kryesore banorët i sigurojnë nga bujqësia dhe blegtoria, e aty-këtu po mendojnë që këto dy të fundit t’i lidhin edhe me turizmin për të krijuar trekënshin e rëndësishëm për zhvillimin e ekoturizmit. Për këtë, është markuar edhe një shteg malor në Majën e Zezë, i pari në këtë zonë, për t’i shtuar mundësi të reja zhvillimit të saj.

Plazhi i Rrjollit, foto ADMZ Shkodër

Plazhi i Rrjollit, foto ADMZ Shkodër

Plazhi i Rrjollit, foto ADMZ Shkodër

Explore More