Plazhi i Tales  - Into Albania

Plazhi i Tales 

Plazhi i Talës 

Plazhi i Tales është një nga destinacionet e reja në Lezhë gjatë verës por edhe gjatë vitit. Disa kilometra vijë bregdetare shtrihen nga lagunat e zonës deri në fillim të deltës së Lumit Mat. Zona po pasurohet vit pas viti me infrastrukturë të re rrugore, me ambiente hotelerike dhe restorante të kuzhinës marine. Brezi ranor është i pastër dhe krejt zona ka veti të mëdha kurative prej jodit me bollëk dhe rërës së imët e të zezë. Plazhi është ende i virgjër, i pandikuar nga modelet e brigjeve të jugut sepse vetë kjo zonë pushuese është zbuluar vonë. Fusha ranore është e gjerë, syri është i lirë të shohë horizontin dhe malet përtej, që ngrenë kufij gjeografikë mes Lezhës e malësive të Matit e Pukës.

Për të lexuar artikullin tonë të zgjeruar mbi plazhet e Lezhës kliko këtu.

Explore More