Qendra e Artizanatit Lezhë - Artistike Zadrima - Into Albania

Qendra e Artizanatit Lezhë – Artistike Zadrima

Lezha është një nga vendbanimet më të vjetra në Shqipëri, një qytet historik i vendosur në veri të Tokës së Shqiponjave. E njohur për Memorialin e Skënderbeut dhe disa nga restorantet më të mira në vend (si Mrizi i Zanave dhe Rapsodia – vetëm për të përmendur dy), në Lezhë ndodhen plot monumente historike. Në to përfshihet dhe Kalaja e Lezhës, një nga më të bukurat e Shqipërisë, me pamje mbresëlënëse nga deti Adriatik.

Por Lezha është e njohur dhe për punimet e artizanatit. Aty mund të gjesh Qendrën e Artizanatit – Artistike-Zadrima. Ky vend i bukur është një laborator ku pronarja Tereze Gega, një nga rrobaqepëset dhe diazajnueset më të mira në Shqipëri, realizon punime artizanale tekstili, rroba të ndryshme si dhe aksesorë, falë dhe ndihmës së grave të tjera.

Brenda qendrës, foto nga Francesca Masotti.

Tereze Gega, pronarja e “Artistike Zadrima”. Foto nga Francesca Masotti.

Historia e “Artistike Zadrima”-s nis në vitin 1993, kur në fshatin Blinisht pranë Lezhës, Tereze nisi të punojë në tezgjah, duke krijuar punime të mrekullueshme. Falë ndihmës së Misionit Katolik në Shqipëri, gra të tjera u ftuan të vinin e të punonin me Terezen, dhe në vitin 2006 laboratori u zhvendos në Lezhë. Falë Terezes, arti i vjetër i të punuarit të tezgjahut rifilloi nëpër fshatrat pranë Lezhës, dhe plot gra u përfshinë në procesin krijues në laborator, duke patur mundësinë kështu për të gjetur një punë.

Disa nga veshjet e realizuara. Foto nga Francesca Masotti.

“Artistike Zadrima”, foto nga Francesca Masotti.

Sot “Artistike Zadrima” punëson rreth 20 gra, disa prej të cilave punojnë në shtëpi, ndërsa të tjera, përfshirë Terezen, në dyqan. Nëse planifikoni të vizitoni Lezhën, mos harroni të përfshini në itinerarin tuaj një ndalesë në këtë laborator të bukur. Artistike Zadrima shet tekstile për shtëpinë, veshje tradicionale, shami, kuleta, çanta, veshje tavoline etj. Nëse doni të blini diçka autentike shqiptare, ky është vendi i duhur.

“Artistike Zadrima”, foto nga Francesca Masotti.

 

    Nga e hëna në të diel 08:30 to 18:30
    Rruga Franz Josef Strauss, pranë shkollës “Rrogacionistet”, Lezhë Get Directions

Explore More